Show-Bizz

Në pritje të Festivalit të 57 të Këngës, pretendentja kryesore Jonida Maliqi

12:15 - 13.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Egla Xhemali – Na ndan gati një javë nga Festivali i Këngës së Radio Televizionit shqiptar. Ndryshe nga sa ishte thënë, organizatorët nuk e lanë publikun të presë më gjatë dhe këngët e 22 konkurrentëve u bënë publike në Youtube. Thuajse gjithçka është gati për të startuar edicionin e 57 të festivalit që do bëj bashkë zërat më të njohur të muzikës shqiptare. Në mesin e artistëve pjesëmarrës spikasin emra të suksesshëm të muzikës si Vikena Kamenica, Bojken Lako, Jonida Maliqi, Elton Deda, Eranda Libohova, Soni Malaj, Orgesa Zaimi, etj. Duket se ky vit do ketë konkurrentë të fortë. Burime për “Gazeta shqiptare” kanë pohuar se pretendentja kryesore për të fituar festivalin e fundvitit është Jonida Maliqi me këngën “Ktheju Tokës”.




Pas një shkëputje prej disa kohësh nga muzika Maliqi është rikthyer fuqishëm për të marrë pjesë në festivalin e 57 të këngës. Surpriza më e madhe që do u bëhet teleshikuesve në këtë edicioni të 57-të mund të thuhet padyshim se është i ftuari special. Emral Meta, cili vjen si këngëtari shqiptar që ia doli të shpalosë vlerat dhe talentin në vendin fqinjë, duke qenë një nga kantautorët dhe artistët më të mirë në Itali. Ai do të vijë në natën e parë të Festivalit të fundvitit edhe si fituesi i “Sanremos”, duke i dedikuar mes një agjende të ngjeshur vëmendjen e duhur publikut shqiptar. Gjatë konferencës për shtyp të mbajtur ditën e djeshme u zbuluan, gjithashtu, emrat e prezantuesve të këtij spektakli, që sigurisht kanë një rol deciziv për të mbajtur ritmin e garës. Aktori Viktor Zhusti do të shënojë në këtë edicion eksperiencën e tij të dytë si moderator, pasi në Festivalin e 10-të të Këngës ai moderoi eventin me në krah aktoren Edi Luarasi. Natyrisht që publiku është kurioz për të mësuar se kush do e shoqërojë kësaj here aktorin në skenë.

Përzgjedhja e këtij viti është jo e zakontë për Festivalin, pasi bëhet fjalë për një emër pothuajse të panjohur nga shqiptarët. Ana Golja, aktore, producente dhe këngëtare që jeton në Kanada. Është vetëm 22 vjeç dhe do të jetë në krah të Zhustit për të moderuar një nga eventet më të mëdha muzikore në vend. Ajo është me origjinë shqiptare, dhe gjuhën shqipe e ka mësuar nga gjyshërit e saj. Gjatë natës së dytë krahas performancave të artistëve konkurrentë vetë prezantuesja Ana Gojla do të ketë një numër special. Kujtojmë se vjet Shqipëria pati një përfaqësim dinjitoz në Eurosong me këngën “Mall” të Eugent Bushpepës që u prit mjaft mirë nga mbarë shtetet europiane dhe jo vetëm.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.