Kronikë

Rasti Xhisiela/ Prokuroria kërkon 1 vit burg për Rexhep Rrajën

15:17 - 13.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prokuroria  ka kërkuar 1 vit burg për Rexhep Rrajën, djalin e deputetit socialist Rrahman Rraja. Djali i deputetit të PS-së akuzohet  për dhunimin e Xhisiela Malokut dhe pse ai ka mohuar akuzat.




Mbrojtësi ligjor rezervoi të drejtën që në fillim të gjykimit të çështjes në themel të parashtrojë kërkesën për gjykim të shkurtuar, gjithnjë pa pranuar akuzën e përndjekjes.

Rexhep Rraja u arrestua në 30 shtator pasi ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu denoncoi në media kërcënimet sipas tij nga disa eksponentë të PS për të mbyllur denoncimin e Xhisiela Malokut.

Kjo e fundit vazhdon t’i qëndrojë variantit se nuk është dhunuar nga Rexhepi, por denoncimet për dhunën e ushtruar i kishte bërë në korrik të këtij viti për shkak të xhelozisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.