Kronikë

Aksident në Tiranë, makina përplas këmbësorin për vdekje

18:48 - 14.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një person është përplasur për vdekje mbrëmjen e sotme në rrugën “28 nëntori” në Tiranë.




Viktima në momentin e aksidentit ishte duke ecur në anë ë rrugës, teksa është përplasur nga mjeti me targë TR9313M.

Deri më tani nuk është bërë i mundur identifikimi i viktimës, ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka ndaluar drejtuesin e mjetetit. Ai po merret në pyetje për të zbuluar rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i policisë

Në rrugën “28 nëntori” mjeti me targë TR9313M ka aksidentuar me pasojë vdekje një këmbësor ende të paidentifikuar.

Me drejtuesen e mjetit po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale dhe po punohet për identifikimin e këmbësorit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.