Kosova

Analiza/ BBC: Ushtria e Kosovës po trazon ujërat në Ballkan

12:56 - 14.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Nëse Kosova është ende e angazhuar për rrugën e saj euroatlantike, sikur ka dalë ca jashtë piste këto javët e fundit”.




Kështu shkruan “BBC” në analizën kushtuar krijimit të ushtrisë së Kosovës.

Së pari vendosi taksën 100% mbi tarifat e importeve nga Serbia fqinje, e tani voton për ngritjen e ushtrisë. Që të dyja këto masa janë ndeshur me paralajmërime, kërcënime e thirrje, si nga Bashkimi Europian, ashtu dhe nga NATO.

Vota e së premtes, praktikisht e shndërron një forcë 4.000-trupëshe reagimi ndaj emergjencave, në një ushtri të mirëfilltë profesionale, e kjo në një territor të mbrojtur nga 4.000 trupa të NATO-s, të njohur si Kfor.

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç është aq e zemëruar nga votimi, sa ka përmendur edhe reagimin ushtarak. Presidenti i Serbisë kërkoi mbështetjen e Rusisë dhe Kinës.

Serbia e shikon ushtrinë, si një forcë ushtarake të kontrolluar nga Prishtina dhe një kërcënim ndaj pakicës etnike serbe prej 120,000 personash.

Ajo nuk njeh Kosovën, e cila shpalli pavarësinë 10 vjet më parë.

Gjërat ishin ndryshe përpara 3 muajsh. Në Ballkanin Perëndimor flitej vetëm për mundësinë e shkëmbimit të territoreve, si mënyrë për t’i dhënë fund ngërçit, e kjo pas 6 vitesh negociatash të ndërmjetësuara nga Brukseli.

Por, sfida e fundit për BBC-në është gjithashtu një largim i Kosovës nga statusi i projektuar prej fuqive perëndimore.

Kosova mbart misionin më të madh civil të Bashkimit Evropian, si dhe KFOR-in, duke përfituar shuma masive të ndihmës ndërkombëtare.

Pra, ka mund të quhet si “kafshimi i dorës” së atyre që e kanë ushqyer Kosovën për pothuajse dy dekada, kur kryeministri Ramush Haradinaj akuzoi shefen e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini për “dështimin” e bisedimeve.

“Ajo e ka transformuar dialogun e normalizimit të marrëdhënieve në dialog për territore, duke dëmtuar rajonin”, është shprehur më parë Haradinaj.

Deklarata e tij nuk ishte kryesisht për shkëmbim territori të supozuar, por  më shumë si një përgjigje ndaj qortimeve të përsëritura të Bashkimit Europian lidhur me imponimin e njëanshëm të taksave të Kosovës mbi importet serbe dhe boshnjake.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, cilësoi krijimin e ushtrisë me pasoja serioze për integrimin e ardhshëm euroatlantik të Kosovës”.

Vetëm SHBA-të kanë miratuar formimin e ushtrisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.