SPORT

Hallaçi: Nuk futemi për barazim ndaj Partizanit

14:00 - 14.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jeton Selimi – Partizani dhe Kukësi do të zhvillojnë një takim të rëndësishme ditën e sotme në orën 18:00. Në konferencën e zakonshme për shtyp përpara takimit është paraqitur Rrahman Hallaçi, zëvendëstrajner i ekipit verilindor, që rrëfen në konferencën e posaçme për shtyp atë se çfarë është për të kjo përballje, duke qenë se Hallaçi është aktivizuar për 6 sezone me fanellën e kuqe. Por, duke lënë mënjanë nostalgjitë, Hallaçi deklaron se Kukësi futet në këtë sfidë vetëm për tri pikët.




Ndeshja me Partizanin a vlen titullin?
Nuk mund të themi se është ndeshja e titullit, por është një ndeshje vendimtare, edhe pse ka ende shumë takime për t’u luajtur. Jemi në një moment të mirë, pasi vijmë pas një fitoreje me një kundërshtar direkt dhe me mjaft të fortë si Skënderbeu. Kemi bërë ndeshje shumë të mira. Kemi arritur të dalim aty ku duhet si me lojë, ashtu edhe me rezultat. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm ndaj Partizanit, pasi nuk duam që të krijomë distancë me pikë. Kemi shumë mundësi për ta ngushur këtë diferencë. Kam luajtur shumë kohë më parë me Partizanin. E kemi studiuar kundërshtarin dhe e dimë se janë shumë të kujdesshëm. Edhe pse mund të dalin jo shumë herë para porte, arrijnë të shënojnë dhe më pas është shumë e vështirë t’u shënosh gol. I dimë ato pak pika të dobëta që ata kanë. Ju mungon një lojtar kryesor, por kjo nuk do të thotë asgjë për ta, sepse ata janë përgatitur për të ecur përpara ashtu siç jemi përgatitur edhe ne, pasi kanë shumë lojtarë në organikë.

Nëse vjen një humbje e mundshme…
Nuk e mendojmë që do të humbim ndeshjen, por thashë që nuk duam që të krijojmë shkëputjen. Them se është momenti më i mirë, pasi tani duhet të tregojmë veten, tani që e kemi më pranë me pikë. Do ia lëmë rrugës se kush do të arrijë në finish i pari.

A keni presion?
Nuk mendoj se ka presion Kukësi apo Partizani. Është një ndeshje mes dy skuadrave, që kanë vite që investojnë pa fund për të shkuar te titulli kampion. Partizani ka shumë vite dhe ka besimin e madh se do të shkojë te titulli, por edhe ne duam me patjetër titullin. Kjo nuk do të thotë se kemi presion. Është ndeshja e radhës, që duhet vlerësuar dhe kaq.
Si është gjendja në skuadër?
Kemi pasur dëmtime, por pjesa kryesore është rikthyer, Vijon që të jetë në fazë rikuperimi Tigruxha, i cili do të mungojë dhe për këtë takim. Kemi Dzarian me kartonë, por kemi të tjerët të gatshëm për të luajtur dhe nuk them se kemi probleme. Në ndeshjen e parë krijuam shumë raste, ndërsa Partizani u tregua cinik, arriti të shënonte dhe u bë e vështirë për ne që të shënonim më pas. Nuk do ta bëjmë më atë ndeshje, do të kemi më të kujdesshëm dhe do të tregohemi më të vëmendshëm dhe kur të dalim para porte të shënojmë. Në ndeshjen e parë dolëm 7-8 herë para porte dhe nuk shënuam. I kemi menduar mirë këto gjëra. Partizani do ta ketë shumë të vështirë këtë radhë me ne. Kanë pikat e tyre kryesore nga krahët, u mungon lojtari kryesor, por kanë lojtarë të tjerë.

Do të jetë një ndeshje pa tifozë?
Ne do kishim dëshirë të ishin tifozët e Partizanit dhe tonët. Edhe nëse do ishin më shumë tifozë të Partizanit, nuk do ishte problem, pasi lojtarët duan që të kenë sa më shumë tifozë. Problemi është të jetë i mbushur, pasi do të jetë një ambient në gjumë. I kemi marrë masat edhe për këto gjëra”, u shpreh Hallaçi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.