Partia Demokratike ka mbledhur sot Kryesinë e kësaj partie, një ditë para mbledhjes së Kuvendit Kombëtar për të votuar Këshillin e ri Kombëtar.
Bëhet me dije se kandidatët për të qenë pjesë e Këshillit Kombëtar do jenë të gjithë anëtarët aktual dhe ish deputetët e PD.
Ajo që vihet re është dhe rikthimi në garë i disa prej atyre që njihen si kritikë të Bashës, konkretisht Tomorr Alizoti, Igli Cara, Bislim Ahmetaj, Edhit Harxhi, Edvin Kulluri, Ledina Alolli, Endira Bushati, Gent Malko, Julian Deda, Suzana Guxholli, Gent Minarolli.
Ndërkohë, më herët Ish-deputeti dhe ish-ministri demokrat Arben Imami, ka braktisur mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, duke u shprehur se mbledhja e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratik nesër, po bëhet në kundërshtim me rregulloren e partisë.