Nostalgji

Nostalgji/ Dështon, Zanfina në Tiranë, vetëm 30 veta në koncert

16:00 - 14.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Dështon, Zanfina në Tiranë, vetëm 30 veta në koncert




Javës që shkoi në billborderat kryesorë të rrugëve të Tiranës ishin vendosur posterat e këngëtares nga Kosova Zanfina Ismajli. Ajo do të mbante një koncert. Në çelje të koncertit dy balerina dhe një vokalist do të performonte për të përgatitur atmosferën para se të mbërrinte këngëtarja. Por ka ndodhur e papritura më e madhe e mundshme. Ndërsa pritej të kishte një dyndje njerëzish, për faktin se ishte hera e parë që Zanfina këndonte në një koncert ‘live’ në Tiranë, në lokal nuk ka pasur më shumë se 30 veta.

Të surprizuar kanë ngelur dhe ata pak njerëz që kishin shkuar për ta ndjekur këngëtaren, po aq edhe stafi i lokalit, të cilët deri më tani kishin pasur sukses me koncertet e realizuar çdo të shtunë. Sukses ky që vinte edhe me një super reklamë nëpër gjithë Tiranën. Me shpresën se gjendja do të ndryshonte në mesnatë, skena është udhëhequr nga një vokalist i përhershëm dhe dy balerinat, por ja që asnjë gjë nuk ka ndryshuar. Të zhgënjyer nga publiku i munguar, një nga pjesëtarët e personelit ka dalë para 30 klientëve në lokal në orën 12.30 të natës dhe duke kërkuar ndjesë për mos realizimin e koncertit me pretekstin, se këngëtarja Zanfina Ismajli nuk ishte mirë me shëndet. Mërzia tek ata pak njerëz të pranishëm aty ka qenë evidente por e pakthyeshme.

Pasi kanë rrëkëllyer gotat e porositura dhe ata kanë braktisur lokalin duke ikur mëse të irrituar për këtë situatë të pakëndshme, por edhe pa parë koncertin e këngëtares seksi. Në këtë pub vetëm një javë para Zanfinës këndoi Elvana Gjata, ku numri i klientëve kalonte mbi një mijë veta. Ndërkohë po në këtë ambient suksesshëm kanë interpretuar dhe realizuar koncerte Alban Skënderaj, Vesa Luma apo edhe Nora Istrefi. Nga ana tjetër mosrealizimi i koncertit të Zanfinës pati edhe si shkak motin e keq, që ndryshoi krejt papritur të shtunën që lamë pas nga një kohë me diell në një ditë me shi. Ambienti ku do të realizohej koncerti (pub-i ndodhet në mes të autostradës Tiranë-Durrës) është në qiell të hapur dhe sigurisht që ka qenë një ters i vërtetë për këngëtaren. Edhe pse shpresa i ka mbajtur organizatorët se njerëzit do të vinin, gjithçka ka shkuar dëm dhe Zanfina nuk e pati shansin të këndonte për publikun kryeqytetas. Nuk dihet nëse do të realizohet një tjetër koncert për të justifikuar publicitetin apo edhe dëshirën e Zanfinës për të interpretuar në Tiranë por deri më tani nuk ka pasur asnjë njoftim të dytë.

Ky shkrim u botua më 11 Shtator 2010

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.