POLITIKË

Rama ironizon Bashën pas opinionit të Venecias për vettingun në politikë

12:33 - 14.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka ardhur reagimi i Kryeministrit Edi Rama, pas shprehjes së opinionit përfundimtar të  Komisionit të Venecias për vettingun në politikë.




Në një status në Twitter, Rama ka ironizuar kreun e PD, Lulzim Basha.

“Eh Artist, s’më vjen mirë për ty,po ti s’ve mend! Vate e u mbyt në ujin e Venecias edhe Gjojavetingu yt, një nga ato manovrat e tua në xunkth që e kanë bërë PD aq shumë joserioze në sytë e njerëzve, sa jeni hedhur në ilegalitet për të penguar Dialogun mes studentëve e qeverisë” shkruan Rama.

Nuk ka vonuar reagimi i Bashës i cili po në Tëitter e cilëson Kryeministrin si “psiqik”.

“Hajduti psiqik ka 9 ditë që nuk kupton as shqipen, pale pastaj anglishten! Mirënjohje Komisionit të Venecias që hapi dritën jeshile për vetingun e politikanëve. Asgjë nuk e shpëton hajdutin psiqik nga lidhjet me krimin! Koha kur politikanët janë mbi ligjin po mbaron!”

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.