AKTUALITET

Shisnin heroinë në Korçë, pranga dy personave

10:27 - 14.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy shpërndarës të lëndëve narkotike janë vënë në pranga e policisë së Korçës, teksa është sekuestruar rreth gjysmë kg heroinë.




Uniformat blu kanë bërë të ditur se kanë vënë në pranga 34-vjeçarin me iniciale M. Xh, (i dënuar më parë për “Vjedhje”), si dhe L.M, 36 vjeç,(i dënuar më parë për “Vjedhje me dhunë”).

“Gjatë kontrollit trupor që Policia ka ushtruar ndaj shtetasit L.M, në lagjen nr 6, (në hyrje të banesës së shtetasit M.Xh) iu gjetën disa doza me lëndë të dyshuar narkotike Heroinë”, – bën të ditur policia.

Gjithashtu në banesën e M.Xh, u gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale 423.8 gramë lëndë e dyshuar si narkotike e llojit Heroinë (nga e cila 109 copë e ndarë në doza)

19 tableta metadoni.

Një sasi lënde e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.

45 copë fishekë me mbishkrim E.

1 peshore elektronike.

Veprimet proceduriale të rastit u kryhen nga specialistët e Seksionit për Narkotikët, të cilët referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale parashikuar nga nenet 283/2 dhe 278 të Kodit Penal në ngarkim të këtyre shtetasve.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.