Kryesore

Basha: Koha për ndryshim, një politikë në shërbim të njerëzve

11:49 - 15.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Kuvendi Kombëtar i PD-së, Lulzim Basha kërkoi ndihmën e të rinjve për të bërë ndryshimin. Sipas tij Shqipëria ka nevojë jo vetëm për energjinë dhe ndershmërinë e rinisë, por mbi të gjitha për një mentalitet të ri politik, për një qasje të re ndaj politikës dhe për një politikë ndryshe.




“Prej të paktën një shekulli, politika ka qenë e keqja mes shqiptarëve, politika ka qenë më shpesh pengesë se shtytje për përparim ka qenë më shpesh ndarje se sa bashkim, ka qenë një mjet në duart e disave për të grabitur dhe sunduar gjithë shqiptarët tjerë. Sot, ne kemi nevojë për një politikë perëndimore, një politikë në shërbim të njerëzve dhe të kombit, për veprime të vërteta jo për parulla dhe predikime sipërfaqësore dhe për fjalë në erë. Kjo nuk është e lehtë por as e pamundur”, deklaroi Basha.

E sigurisht nuk mund të mos mungonin akuzat ndaj qeverisë së Edi Ramës. Kryedemokrati tha se vitet e fundit, vendi është zhytur në autokraci, po vuan nën sundimin e krimit dhe të korrupsionit.

“Është e vërtetë se korrupsioni nuk lindi këto pesë vitet e fundit. Është e vërtetë se krimi ka tentuar dhe ka mundur edhe më parë të ndikojë apo të ketë lidhje me qeverinë. Është e vërtetë se biznesmenët kanë synuar edhe më pare, jo pa sukses, të ndikojnë vendim-marrjen e qeverisë në favor të tyre. Por me qeverisjen e fundit socialiste të gjitha këto dukuri shkatërruese për demokracinë dhe zhvillimin, u ngritën në sistem. Projekti i ashtuquajtur i rilindjes në fakt ishte një projekt për institucionalizimin e krimit, të korrupsionit dhe kapjen e shtetit nga interesat private dhe kriminale”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.