Kryesore

Basha tregon si PD do marrë pushtetin: Kurrë mbi kufoma!

12:10 - 15.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të shumtë janë ata që e kritikojnë Lulzim Bashën për mënyrën se si bën opozitë. Ka nga ata që kërkojnë edhe protesta të dhunshme. Megjithatë Lulzim Basha këtë të shtunë nga Kuvendi Kombëtar tha se PD-ja nuk mund të vijë kurrë në pushtet me kufoma.




“Është absolutisht e drejtë kushtetuese dhe liria e çdo kujt që të protestojë kundër qeverisë. Partia Demokratike mbështet dhe nxit çdo lloj proteste për mbrojtjen e të drejtave, lirive të njerëzve dhe për mbajtjen e qeverisë përgjegjëse. Është absolutisht detyrimi ynë t’i përkrahim, mbështesim dhe madje t’i prijmë këto protesta atëherë kur është e mundur. Këtë ne e kemi bërë dhe do ta bëjmë kundër keqqeverisjes, krimin dhe korrupsionin. Por PD nuk do të vijë kurrë në pushtet mbi kufoma. PD nuk do të vijë kurrë në pushtet me mjet tjetër përveçse me zgjedhje”.

Sipas Bashës njerëzit sot duhet të luftojnë për ndryshim, jo për pushtet. Basha thotë se Edi Rama pas Enver Hoxhës është njeriu që i ka bërë më keq Shqipërisë.

“Jeta dhe mirëqenia e çdo shqiptari është më e shtrenjtë se çdo karrike e tepsi. Ne nuk jemi burravecë që t’i përdorin shqiptarët e ndershëm e të pafajshëm si mish për top për të ardhur në pushtet. Kurajo është të punosh për ditë, çdo ditë, për të kërkuar llogari, drejtësi e ndryshim, për të bindur njerëzit për këtë ndryshim. Dua ta them edhe një herë siç e kam thënë me mijëra herë: sa më parë të largohet nga pushteti Edi Rama aq më mirë do jetë për Shqipërinë. Sa më larg të jetë dita e largimit të tij, aq më zi do të jetë për Shqipërinë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.