SPORT

Bayern Munich fiton përsëri, Dortmund “frikësohet” për kreun

18:30 - 15.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bayern Munich vijon të shkëlqejë në kampionat. Pas fitores 3-0 fundjavën e shkuar ndaj Nurnberg, bavarezët kanë shkatërruar me “poker” golash, 4-0 Hannover 96′. Kimmich nisi festivalin e golave pas 2 minutash lojë, përpara se Alaba të dyfishonte brenda pjesës së parë.




Edhe fraksioni i dytë nuk solli probleme për të besuarit e Niko Kovac, me Gnabry dhe Lewandowski që gjetën rrugën e rrjetës në harkun e 10 minutave lojë. Fitore arriti dhe Stuttgart, që mposhti 2-1 Hertha Berlin, ndërkohë që me 3 pikë u largua dhe Dusseldorf përballë Freiburg.

Vetëm barazim 1-1 në ndeshjen mes Augsburg dhe Schalke 04, ndërsa Hoffenheim-Monchengladbach u mbyll me rrjeta të paprekura. Momentalisht Bundesliga kryesohet nga Dortmund me 36 pikë (do luaj përballë Werder Bremen në orën 18:30), i ndjekur nga Monchengladbach dhe Bayern Munich me 30 pikë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.