Kosova

Bolton: Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë të arrihet sa më shpejtë

15:22 - 15.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare në Shtetet e Bashkuara, John Bolton, përmes rrjetit social Twitter ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje sa më shpejtë të jetë e mundur.




Këto deklarata, Bolton i bëri në takimin me ministrin e Jashtëm të Sllovenisë, Miro Cerar në Shtëpinë e Bardhë, ku u diskutua për çështjet e përbashkëta të sigurisë dhe ekonomisë.

“Unë e mirëprita ministrin e Jashtëm të Sllovenisë, Miro Cerar në Shtëpinë e Bardhë sot. Si aleatë të NATO-s, ne diskutuam për interesat tona ekonomike dhe të sigurisë në Evropë si dhe nevojën që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje sa më shpejtë të jetë e mundur. Unë i vlerësova shumë qëndrimet e tij”, thuhet në Twitter-in e lëshuar nga Bolton.

Raundi i ri i bisedimeve në Bruksel, i nivelit të lartë të përfaqësimit, ende nuk është vendosur nga Zyra e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, e cila e ndërmjetëson dhe lehtëson dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.