BOTA

“Brexit”, Theresa May mund të përballet me një referendum të dytë

13:05 - 15.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministrja britanike, Theresa May, është kthyer me “duar bosh” nga takimi me udhëheqësit e lartë të BE-së në Bruksel, teksa shpresonte të siguronte koncensione mbi kufirin me Irlandë.




Përballë saj, shumica e kabinetit ministror kërkon mbajtjen e një referendumi të dytë, pasi mendon se plani i saj për “Brexit” i përngjan një qenieje të ngordhur në ujë.

May shpresonte të siguronte koncensione gjatë takimeve në samitin e BE-së, sidomos për mekanizmin për pengimin e një kontrolli të mirëfillte kufitar mes Irlandës së Veriut, pjesë e Britanisë, dhe Republikës së Irlandës, anëtare e BE-së.

Por, udhëheqësit europianë ishin të qartë se nuk do të kishte rinegocim.

Ish-kryeministri britanik Tony Blair u kërkoi udhëheqësve të BE-së dhe zonjës May të shtynte afatin e hyrjes në fuqi të “Nenit 50” për tërheqjen nga BE-ja, me qëllim që të votohej sërish nga publiku britanik për të zgjidhur ngërçin për “Brexit”-in.

Disa orë më pas, edhe udhëheqësi më i spikatur euroskeptik, “babai i Brexit-it” Nigel Farage deklaroi se besonte që Britania mund të përballej me një referendum të dytë.

Ai u kërkoi mbështetësve të tij të përgatiteshin për çdo skenar.

Situata politike në Britani mbetet konfuze dhe askush nuk di të thotë me siguri sesi do të precipitojnë zhvillimet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.