Horoskopi

Dhuratat perfekte për festat, sipas shenjës së horoskopit

12:45 - 15.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Krishtlindjet dhe Viti i Ri po afron, e sigurisht keni dëshirë të surprizoni të afërmit tuaj me dhurata. Padyshim, si fëmijët e vegjël por edhe të rriturit lumturohen pa masë kur gjejnë dhurata poshtë pemës.




Nëse keni dilema se çfarë dhuratë t’iu bëni të afërmve apo nëse do e pëlqejnë, mos u shqetësoni. Horoskopi ju tregon dhuratën e duhur për secilën shenjë:

Dashi

Dashi është një shenjë dinamike. Idetë për dhurata janë të shumta, mes tyre mund të përfshihen gjëra që të sfidojnë dhe që janë interesante, pasi dashit i pëlqen që të jetë i pari në çdo gjë. I pëlqejnë gjërat për organizimin e ambienteve dhe sendeve, por edhe bizhuteritë, si edhe sendet elektronike, apo gjërat që e ndihmojnë në kuzhinë.

Demi

Demi është një shenjë shumë e lidhur me traditat. Një batanije prej Kashmiri, një palë pantofla, apo edhe shumë sende festive, që lidhen me Krishtlindjet, do të ishin dhuratat perfekte, si edhe një triko festive, apo diçka që ta mbajë ngrohtë. Madje, një ushqim i mirë i gatuar nga duart tuaja do të ishte ideal, një pako me çokollata.

Binjakët

Binjakët pëlqjnë shumë komunikimin dhe çdo gjë që ka lidhje me teknologjinë. Kështu që një dhuratë që ka lidhje me telefonat celularë, apo me minuta shtesë në planin tarifor, apo edhe një kamera për kompjuterin, do të ishin dhurata të pëlqyera prej tyre. Çdo gjë që ka lidhje me organizimin, apo mënyrën se si mund t’i ndihmojë ata që të jenë të organizuar, si një axhendë, do të bënte punë.

Gaforrja

Ata do ta preferonin shumë një dhuratë të bërë me duart tuaja. Mund të jetë një pulovër, një shall, apo edhe një shtëpi zogjsh. Mjafton që ta keni bërë vetë dhe do të prekni, zemrën e gaforres, që është një shenjë super romantike. Po kështu edhe një fotografi e fëmijëve, një foto kujtim nga të afërmit, apo edhe një kafshë shtëpiake mund të ishin dhurata që do ta gëzonin. Po kështu edhe dhurata që kanë të bëjnë me shtëpinë, si një mbulesë speciale për divanin, një mbulesë tavoline, apo edhe një album fotografish, mund të jetë e vlefshme. Por edhe peshqirë për në tualet, një komplet kripërash për vaskë, do të shkonin shumë. Si një shenjë që udhëhiqet nga planeti i Hënës, gaforrja mund të preferojë edhe argjendin, si një bizhuteri me argjend, apo edhe një servis çaji prej argjendi.

Luani

Luani e ka shumë qejf një veshje që ta bëjë të bjerë në sy. Kështu që idealja do të ishte një veshje e modës së fundit, apo një veshje me ngjyra të theksuara, si e kuqja, e verdha ose ngjyrë ari. Ata duan të shkëlqejnë, kështu që nëse e arrini këtë dëshirë të tyre, do t’u bënit dhuratën e përkryer. Madje, edhe një bizhuteri e mrekullueshme do t’i bënte luanët femra të ndihen si mbretëresha. E rëndësishme është të përqendroheni në diçka të vlefshme.

Virgjëresha

Duke qenë se nuk shenjë që i pëlqen të dalë nga shtëpia, mund të gjeni dhurata të përshtatshme edhe për në kuzhinë, si një pajisje për kafe, apo për të gatuar, por edhe një mjet stërvitjeje, një biçikletë për humbje në peshë dhe për t’u ushtruar në shtëpi. Por edhe një video lojë apo një libër, apo çdo gjë që mund t’i ndihmojë të mbajnë gjërat e tyre të organizuara në kuzhinë, në garazhd, do të ishte një dhuratë e duhur.

Peshorja

Muzika është ushqimi për shpirtin e peshores. Duke i shtuar koleksionin e veprave të muzikës një peshoreje, ju do ta bëni të gëzohet dhe të ketë vëmendjen tuaj. Peshores mund t’i bëni përshtypje edhe nëse i dhuroni bileta të një koncerti, ose një darkë romantike, ku ju të gatuani vetë dhe të krijoni ambientin e përshtatshëm me qirinj dhe lule. Kaloni kohë cilësore me të për festa. Por edhe çdo gjë tjetër që nuk është prej materiali të fortë, si çeliku apo qelqi, por prej materiali natyral, do të ishte e pëlqyer prej tyre.

Akrepi

Akrepi është shenjë misterioze dhe i pëlqen të intrigojë me sharmin e tij të pabesueshëm. Ata që janë të pavendosur, mund të zgjedhin të brendshme seksi për femrat që me siguri do të vlerësohen shumë. Po kështu atyre u pëlqejnë shumë librat me dedektivë dhe thriller. Ndërsa sa për ngjyrat, mos harroni se nuk do të pëlqehen shumë ato të ndezura, mos dilni nga ngjyrat tradicionale të kësaj shenje, e zeza dhe ngjyrat e errëta. Po gjithashtu, do të preferohen edhe objekte të metafizikës, sepse ata janë shumë të magjepsur ndaj tyre. Nëse nuk ia dilni dot me zgjedhjen e një veshjeje për dhuratë, duke shmangur të verdhën ose jeshilen, që nuk do të jenë ngjyra të pëlqyera, mund t’u jepni para dhe ata dalin vetëm për të blerë diçka.

Shigjetari

Dhurata e përkryer për Krishtlindje? Do të ishte një libër, sepse atyre u pëlqen që të lexojnë, do të ishte edhe një biletë avioni apo prenotim për të kaluar disa ditë pushimesh jashtë vendit. Kjo shenjë pëlqen shumë që të mësojnë për kultura të ndryshme. Ose edhe objekte ekzotike mund të jenë të përshtatshme, mjaft që të jenë nga vende të veçanta si Havai, Florida, Europa, Asia dhe të ngjallin kuriozitetin e tij.

Bricjapi

Mendoni për gjëra praktike kur keni për të bërë dhuratë një bricjapi. Ata janë persona që u pëlqen të qëndrojnë në shtëpi, të bëjnë një jetë sedentare. Prandaj, edhe gjëra praktike për të gatuar ushqimet, një blender, një pajisje për kokoshka, apo gjithçka tjetër që lidhet me shtëpinë. Madje, nëse e dini se ai ka pasur për të bërë një punë apo një rregullim nëpër shtëpi dhe ju e bëni para tij, do t’ju jetë mirënjohës. Pajisje ose mobilje të bëra nga druri ose material të tjera natyrale do të ishin ideale. Ose edhe një darkë e thjeshtë, ca biskota të pjekura në shtëpi. Nëse keni një buxhet të mjaftueshëm mund të bëni edhe bizhuteri, por mos u lodhni me ato që lenë shenja jeshile nëpër trup, ata mund të preferojnë vetëm bizhuteri origjinale.

Ujori

Ju duhet pak kohë të mendoni nëse do të bëni një dhuratë për një ujor, sepse është një shenjë e pavarur, nganjëherë pak egoiste. I pëlqen të mbajë trupin në formë, kështu që pagesa e palestrës, apo një bono për masazh do të ishte perfekte. Ju pëlqen edhe teknologjia, një kristal unik, ju pëlqen moda, por edhe biletat për në teatër do të ishin një dhuratë e bukur.

Peshqit

Peshqit janë veçanërisht sentimentalë, por edhe kreativë. Fotografitë janë dhurata shumë të vlerësuara prej tyre, ndaj një aparat fotografish do të ishte shumë i përshtatshëm. Atyre u pëlqen shumë leximi kështu që një libër do të ishte i duhuri. Por edhe një aromë, një esencë që do t’u ngjallte aroma unike, apo edhe një bizhuteri do të jenë të preferuara prej tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.