Kronikë

Durrësi jashtë kontrollit të policisë, për grabitjen arrestohen dy policë privatë

10:15 - 15.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Si në çdo grabitje të armatosur, policia fillimisht arreston punonjësit e shoqërisë së sigurimit privat. Kështu policia e qytetit bregdetar të Durrësit thotë se ka vënë në pranga dy punonjësit, F.S. 46 vjeç dhe A.Gj. 55 vjeç të shoqërisë së sigurimit privat.




Ata akuzohen për “Shpërdorim detyre”, pasi pasditen e së premtes në lagjen nr.14 në Shkozet 3 persona me një mjet, nën kërcënimin e armës dhe të maskuar i kanë dalë përpara një mjetit (shoqëri private sigurimi) që po transportonte lekët e Ndërmarrjes së Drejtorisë Rajonale të Transportit Durrës në një bankë të nivelit të dytë dhe i kanë marrë një shumë parash.

Sa për autorët policia ende nuk ka asnjë informacion. Paraprakisht deklarohet se janë grabitur 7.5 milionë.
Grabitësit kanë qenë në dijeni të lëvizjes së këtyre parave nga arkat e qarkullimit rrugor dhe i kanë ngritur pritë mjetit. Grabitësit janë larguar me shpejtësi me një automjet tip Benz.

Kjo grabitje vjen pas grabitjes që ndodhi në fillim të këtij muaji në zyrën e vjeljes së gjobave të qarkullimit rrugor në komisariatin e policisë së Durrësit. Muaji dhjetor është tejet i ngarkuar në fluksin e drejtuesve të automjeteve që nxitojnë të shlyejnë detyrimet vjetore pranë sporteleve të DSHTRR në Shkozet Durrës.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.