LIFE STYLE

E mbuluar nga akujt qindra vjeçarë, zbulohet shpella gjigande në Kanada

14:44 - 15.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zbulohet një shpellë në Kanada. Mendohet se ka një madhësi të jashtëzakonshme duke pasur parasysh se vetëm hyrja e saj është mbi 60 metra e gjerë dhe gjithashtu ekziston ideja se deri më sot askush nuk ka vënë këmbë në brendësi të saj.




Ka qenë e mbuluar nga akujt qindra vjeçarë dhe është dalluar rastësisht nga eksplorimet e një grupi të punës së Ministrisë së Burimeve Natyrore, gjatë një fluturimi me helikopter.

Shpella gjendet në Wells Gray Provincial Park, në British Columbia, por lokalizimi i saktë nuk bëhet i ditur, pasi mund të jetë një trashëgimi e paprekur historike.

Vetëm hyrja është e gjatë 100 metra dhe aktualisht bëhet e ditur se janë përshkuar nga indigjenët e zonës vetëm 80 metra, pasi më tej ishte e pamundur për shkak të ujëvarave në muret shkëmbore, të cilat lëshojnë rreth 15 metër kub ujë në sekondë. Mendohet se në thellësitë e saj vërshon një lumë nëntokësor.

Gropa e thellë e hyrjes aktualisht është pagëzuar me emrin Sarlaç Pit, në nder të një përbindëshi imagjinar te Lufta e Yjeve. Zbuluesit e saj mendojnë se kjo mund të jetë një ndër shpellat më të mëdha ekzistuese në Kanada, por ende nuk njihet përmasat dhe shtrirja e saj nëntokësore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.