Kryesore

Gazmed Oketa rrëfen pse u rikthye në PD

19:03 - 15.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një nga figurat politike të rikthyer në PD është dhe Gazmed Oketa, i cili më herët kishte deklaruar se do të largoje përfundimisht nga politika. Oketa shprehet se ishte pikërisht protesta e studentëve ajo që e bëri atë të ndërronte vendim përsa i përket aktivizimit të tij politik.




Sipas tij, kjo protestë tregoi dhe njëherë se në Shqipëri ka ende shpresë për ndryshim. Gjithashtu ai iu përgjigj dhe zërave ku thuhej se do të ishte kandidat për bashkinë e Durrësit. Oketa u shpreh se kjo gjë nuk është e vërtet.

“Motivet që më bënë të rishikojë do të përpiqem t’i përmbledh  shkurt. Së pari  ishin zhvillimet politike në vend. Lëvizja e studentëve dhe protesta që më ktheu besimin se mund të ndryshojë, protesta e banorëve të Astirit si dhe për Teatrin Kombëtar. Unë besoj se mjafton të përmendim rastin e fundit të Unazës së Re, që nga buxheti do të avullonin 30 milionë euro. Miqtë e mi më të mirë janë tek e djathta. Këtë dite takime me ta u shtuan”, tha Oketa.

Më kë komunikuat që u joshët për tu kthyer tek Partia Demokratike ?

Nuk është se është ndonjë emër i përveçëm. Në rast se nuk do të kisha një kostum politikane, do të më shihnit krah studentëve. Gjykova se për të dhënë kontributin është kontributi politik. Unë bëj pjesë tek ata njerëz që nuk duan të largohen, duke mos dashur që të ikin fëmijët e mia. Lëvizja e studentëve ka rikthyer shpresën dhe vesimin.

A është ndër miqtë  më të mirë zoti Basha?

Me Bashën kam patur raporte miqësore.  Kemi patur një komunikim normal dhe tejet qytetar.

Ka zëra që flasin se ju do të jeni kandidati për krye bashkiakun e Durrësit?

Nuk është hera e parë që qarkullon një lajm i tillë, derisa të dallojmë dëshirën e disa individëve është apo nuk është e vërtetë. Rikthimi im nuk ka lidhje aspak me këtë çështje. Unë jam rikthyer me shpresën dhe besimin, pasi e kam parë politikën si një lojë skuadre. Nuk ka lidhje me aferë apo Pazar personal. Unë jam kthyer me dëshirën për të kontribuar dhe për të bërë mirë. Në një moment që vendi ka nevojë, opozita ka nevojë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.