Kryesore

Imamit nuk u del “inati” me Bashën: Është humbës i paparë

20:20 - 15.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-deputeti dhe ish-ministri i PD, Arben Imami ka folur në lidhje me situatën politike në Shqipëri. Ai është shprehur se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk e bën dot as kryetarin dhe aq më pak liderin e opozitës.




Sipas tij, Basha është humbës i paparë në politikën shqiptare”.

Arben Imami: Hapësira që ka kryetari i partisë për tu bërë një lider mbështetet në karizmën, sa tërheq. Një kryetar partie që nuk është i zoti të tërheqë më tepër sesa tërheq partia nuk është  i vlefshëm. Një lider që ka karizëm dhe nuk respekton rregullat shpesh del dhe fitimtar, ndodh .Ky nuk ka asnjërën dhe as tjetrën. Ky është humbës i paparë në politikën shqiptare.

Kujtojmë që ditën e djeshme, Imami braktisi mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, duke theksuar se mbledhja po zhvillohet në kundërshtim me rregulloren. Ai ka akuzoi Bashën se nuk respekton asnjë normë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.