AKTUALITET

Ish-të përndjekurit, 2771 trashëgimtarët që marrin paratë

13:10 - 15.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Trashëgimtarët e ish-të dënuarve politikë që nuk kanë marrë dëmshpërblimi e këstit të tretë duhet të dorëzojnë sa më parë në Ministrinë e Financave dokumentet që iu mungojnë në dosje për të mos humbur të drejtën për të marrë paratë. Burime zyrtare nga Ministria e Financave bëjnë të ditur se janë mbi 2771 trashëgimtarë të ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist, të cilët duhet të plotësojnë dosjet për të filluar pagesat e këstit të tretë. Sipas të njëjtave burime mësohet se trashëgimtarët njihen si përfitues, por kanë mangësi në dokumentacion. “Gazeta Shqiptare” zbardh sot listën e përfituesve.




Dokumentet
Të gjithë trashëgimtarët e ish-të dënuarve duhet të sigurohen pranë bankës në të cilën kanë hapur llogarinë që llogaria e tyre është aktive. Në rast se llogaria nuk është aktive, shuma e dëmshpërblimit kthehet mbrapsht në buxhet duke sjellë vonesa dhe ndërlikime të panevojshme. Kur kemi ndryshim të identitetit, emër/mbiemër, apo në rastet kur në certifikatë ndryshon emri ose mbiemri, qoftë edhe me një germë të vetme në krahasim me dëshminë e trashëgimisë apo prokurës, kartës së identitetit dhe çdo dokumenti tjetër të nevojshëm, duhet medoemos që në të gjitha dokumentet emrat të jenë të njëjtë me atë që është shkruar në certifikatën e lëshuar nga gjendja civile. Në raste se ka transkriptime të gabuara gjatë kohës nga një certifikatë e një periudhe të caktuar, atëherë këto ndryshime duhet të pasqyrohen brenda formatit të certifikatës apo edhe të një vërtetimi të veçantë të lëshuar nga zyra e gjendjes civile.

Ligji parashikon edhe rastet e ekzekutimeve pa gjyq. “Në rastet e ekzekutimeve kapitale pa gjyq, është i domosdoshëm një vendim fakti gjykate që vërteton vdekjen, plus një certifikatë negative të lëshuar nga zyra e gjendjes civile. Në rastet kur për arsye të njohura në gjendjen civile nuk ekzistojnë dokumente të periudhës përkatëse dhe ky fakt vërtetohet nga gjendja civile, i interesuari është i detyruar të bëjë një gjyq fakti, të cilin edhe në këtë rast si në pikën më lart, duhet ta shoqërojë me një certifikatë negative”, thuhet në njoftimin që Ministria e Financave.

Listën e plotë me emrat e gjeni në numrin e sotëm të Gazeta Shqiptare, në çdo pikë të shitjeve të gazetave. 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.