Kryesore

Këngëtarja Xhoi: Shqipëria ka shumë lekë

08:00 - 15.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kur e thotë një kontabilist se ekonomia është mirë, kjo shpesh hap debate, po kur një këngëtare i merr vetë paratë tëk e tëk në dasma, shpresat janë të mëdha (apo jo?). Ironia e fatit e do që ta mendojmë seriozisht se çfarë do bëjmë në këtë jetë. Xhoi Kallaverja që ra në sy menjëherë me këngën “Aq sa më do” tek “Kënga magjike” tregon përvojën që ka në gëzime të ndryshme familjare.




Në episodin e “Dikush” në “Youtube” të “Gsh.al” me Keisi Shtëpanin dhe Anilda Kaçaçin, Xhoi thotë se dasmorët brenda kufijve të Shqipërisë hedhim më shumë lekë se sa jashtë.

“E bëj punën më me qejf kur na mbulojnë me para”-qesh Xhoi ndërsa zbulon se arrin të kuptojë me sy se sa para mund të jenë bërë deri në ato çaste.

Mos u gëzoni para kohe; problem është kur të zotët e shtëpisë nuk ua japin të gjitha “verdhushkat” këngëtarëve (po kjo nuk të thotë që atyre u mbetet xhepi thatë). Rekordi është me 50 mln lekë, ndaj në këto raste duhet më shumë reflektim për të ndarë profesionin nga pasioni.

Morali i gjithë këtij paragrafi është i qartë; videoja e plotë mjafton për të na çuar pak më afër Xhoit të vërtetë që erdhi me një këngë të ëmbël dashurie me muzikë të Gent Myftarajt (një shenjë e mirë për një këngëtare që di të zgjedhë dhe anasjelltas).


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.