BOTA

Ligji i Obamacare jokushtetues, Trump: Lajm i mirë!

09:43 - 15.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Akti Amerikan i Kujdesit Shëndetësor në Shtetet e Bashkuara, i njohur si Obamacare, është jokushtetues”.




Kështu ka vendosur gjyqtari Reed O’Connor në Teksas, i cili pranoi se koalicioni i 20 shteteve vitin e kaluar për të ndryshuar Ligjin për sigurimin shëndetësor, zhvlerësoi Ligjin për Obamacare në përgjithësi.

Koalicioni i shteteve që kanë sfiduar ligjin u drejtua nga dy republikanët Ken Paxton dhe Brad Schimel.

Ekspertët ligjorë thonë se vendimi nuk do të ndikojë menjëherë në mbulimin shëndetësor të amerikanëve dhe një grup shtetesh të udhëhequra nga Kalifornia tashmë janë zotuar që të apelojë.

Por, pavlefshmëria e ligjit të kujdesit shëndetësor, njohur si Obamacare vendos në dyshim të ardhmen e kujdesit shëndetësor për miliona amerikanë në shërbimet e Obamacare dhe në atë shtesë të Medicaid.

Republikanët kanë kundërshtuar ligjin e vitit 2010, që ishte vendosur nga ish-presidenti amerikan Barack Obama dhe kanë tentuar ta largojnë që nga atëherë.

O’Connor theksoi se kërkesa që çdo amerikan të paguaj taksë apo të blejë një sigurim shëndetësor, tani është jokushtetuese.

Trump reagoi në Twitter për vendimin duke u shprehur: “Uh, por jo çuditërisht, ObamaCare u cilësua JOKUSHTETUES nga një gjyqtar shumë i respektuar në Teksas. Lajm i mirë për Amerikën!”.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i drejtueses së demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, e cila u shpreh se e priste këtë vendim dhe sugjeroi që demokratët të ndërhyjë në këtë rast.

“Republikanët janë plotësisht përgjegjës për këtë vendim mizor dhe për frikën që kanë goditur në miliona familje në të gjithë Amerikën, të cilët tani janë në rrezik të humbasin mbulimin e tyre shëndetësor”, u shpreh ajo.

Rreth 11.8 milionë qytetarë në SHBA ishin regjistruar në planin e vitit 2018 të Obamacare, sipas qendrave mjekësorë në SHBA.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.