BLUETOOTH

Mbyllet “Dance With Me”? Reagon Alketa Vejsiu: Që tani kontaktojmë VIP-at për sezonin tjetër!

11:40 - 15.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela Aliaj – Para pak ditësh në media qarkulloi lajmi se moderatorja e “show”-t të njohur e “Dance With Me” kishte thënë se ky emision do të përfundonte me këtë sezon të pestë. Për të zbuluar më tepër, Alketa Vejsiu ka folur për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare” si qëndron e vërteta e fjalëve të saj në puntatën e fundit. Gjithashtu, ajo që u vu re natën e kaluar ishte edhe debati që moderatorja pati me një nga anëtarët e jurisë, Robert Aliajn. Në fjalë e sipër u duk se atmosfera u nxeh, gjë që nuk ishte parë më parë. Alketa foli lidhur me këtë sekuencë gjithashtu se ishte mëse normale dhe se e vlerësonte shumë Aliajn. Pas kërcimeve të konkurrentëve, shpeshherë hapet debat në “Dance with me”, por këtë herë shkak ishte thjesht një kompliment i moderatores Alketa Vejsiu drejtuar Robert Aliajt. “S’kemi pse të jemi fals, pse të mos jemi të sinqertë”, i tha Roberti Alketës. “Unë të bëra një kompliment, po flas shqip jo kinezçe. Mbështetu tek e mira, mos shiko busull publikun”, ia ktheu Alketa. “Alketa ke pasqyrën përpara, më duket po flet për veten”, i tha Roberti.  “Nuk u morëm vesh, ishte moment konfuz”, u shpreh Alketa për të mbyllur debatin, por Valbona ndërhyri dhe tha: “Alketa mos iu fut lojës së Bertit se kemi një spektakël për të bërë”. “O Valbona nuk i futem lojës së Robertit unë jo”, ia ktheu moderatorja. “Robert na fëlliqe, tani t’i japim situatës ngjyrat e kërcimit”, përfundoi Alketa. Për më tepër ndiqni reagimin e moderatores si më poshtë:




Është e vërtetë që përfundon këtë vit? Nuk do të ketë një sezon tjetër?

Uaaa do vazhdojë patjetër “Dance With Me”. Pse ta mbyllim? Ky është një program shumë i suksesshëm, s’ka pse ta mbyllim, biles që tani kemi nisur të kontaktojmë VIP-at e sezonit tjetër. Vazhdojmë në shtator të vitit tjetër me “Dance With Me 6”. Ndërsa në serinë e fundit do të jetë e ftuar surprizë moderatorja Paola Perego,  personazhi i “RAI”-it dhe “Mediaset”, që anonçova edhe natën e kaluar. Ajo do jetë e ftuara speciale në finale.

Është i vërtetë debati që patët me Robert Aliajn? Si i keni marrëdhëniet me të?

Nuk kam pasur debat me Robert Aliajn. Unë i kam të shkëlqyera marrëdhëniet me të. Ai është një personazh i lirë, i pacensuruar, shprehet e unë i kthej përgjigje. Kaq! Shumë mirë që ka zgjuar ndonjëherë diskutime apo debat mes nesh, sepse do të ishte shumë i vakët programi. Pavarësisht të gjithave, këto diskutime janë konstruktive në fund të ditës.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.