Kryesore

Protesta e Unazës së Re, Basha: Do publikojmë një aferë tjetër korruptive

18:15 - 15.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Banorët e Unazës së Re prej më shumë se një muaji vijojnë protestën kundër projektit i cili prek banesat e tyre.




Në mbështetje të banorëve  ka shkuar kryetari i Pd, Lulzim Basha si dhe disa deputet të kësaj partie.

Kryedemokrati iu bëri thirrej të  gjithë shqiptarëve të bashkohen me protestën e studentëve. Ai tha se tek projekti i Unazës së Re ka edhe një aferë të re korruptive, të cilën PD po e shqyrton dhe në ditën në vijim tha se do të bëhet publike.

“Protestat nga më ato madhështoret tek studentë, ato të unazës, tek teatri janë shenja e qartë se ku ndodhet vendi.  Ka dy ditë që banorët e Unazës së  Re kanë protestuar me studentët. Edi Rama po luan me fatin e të rinjve. Mos t’i lëmë  fëmijët tanë në doren e tij. Ftoj të gjithë qytetarët t’u bashkohen studentëve. Ligji i Arsimit të lartë është burim i krizës.

Rama financon  më shumë për luksin e vet, se sa investon për arsimin. Ftesa ime sot nga Unaza, është për çdo shqiptar: Ti bashkohen masivisht protestës së tyre. Është koha që të gjithë shqiptarët ta bëjnë këtë. PD ka ndihmuar për padinë që banorët kanë çuar në Prokurori. PD ka ndihmuar banorët në këtë padi me ekspertët e saj. Planin Ramës ia kanë prishur studentët, ndaj është sulur për t’i mbrojtur veprimet e tij, por s’ka për t’ia dalë dot. Të gjitha tenderat fitohen me garë të dyshimtë.

Tek unaza e re ka edhe një aferë tjetër dhe ne po merremi me shqyrtimin e dokumenteve, ne do t’i bëjmë publike në ditët në vijim. Ne jemi në radhë të parë në mbështetje të banorëve dhe studentëve, jam i bindur se Edi Rama do të largohet një orë dhe më parë”, tha Basha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.