Show-Bizz

Shakira si Messi, Neymar dhe Ronaldo, akuzohet për evazion fiskal

12:34 - 15.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prokurorët spanjollë ngritën akuza kundër këngëtares kolumbiane Shakira për evazion fiskal, duke pretenduar se ajo nuk ka paguar 14.5 milionë euro taksa (16.3 milionë dollarë).




Padia i referohet periudhës midis 2012-2014, kur prokurorët argumentojnë se këngëtarja jetonte në Spanjë, ndërsa kishte regjistruar si rezidencë një adresë tjetër.

Akuzat janë depozituar në rajonin e Katalonjës, ku këngëtarja shfaqet rregullisht në ndeshjet e ekipit të partnerit të saj, Gerard Pique, Barcelonës.

Përfaqësuesit e Shakirës thanë në një deklaratë se këngëtarja nuk jetonte në Spanjë deri në vitin 2015 dhe i ka përmbushur të gjitha detyrimet tatimore ndaj autoriteteve spanjolle.

Ky është rasti më i fundit i një të huaji të profilit të lartë me lidhje me futbollin spanjoll, që akuzohet për shmangien e taksave ndërsa jeton atje.

Në muajin shtator lojtari mbrojtës i Real Madridit, Marcelo Vieira pranoi mashtrimin me taksat.

Akuzave për evazion fiskal nuk i janë shmangur dot as Lionel Messi, Neymar dhe Cristiano Ronaldo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.