BLUETOOTH

Skandal! Miss Shqipëria s’di datën e Pavarësisë! Fjalët e Petri Bozos nuk priteshin

14:20 - 15.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditën e djeshme miss-et e përzgjedhura për kalendarin fotografik të vitit 2019 kanë qenë të ftuara në emisionin “ Trokit“ së bashku me producentin e njohur Petri Bozo. Në fillim biseda ishte mjaft miqësore dhe e këndshme. Por ndërsa Alba Bajrami, e cila është kurorëzuar  “Miss Shqipëria 2018” po fliste për eksperiencën e përjetuar në konkursin ndërkombëtar të bukurisë, ku kishte marrë pjesë, moderatori Ermal Peçi e ndërpret si për ta ngacmuar, dhe e pyet se kur është data e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Vajza përgjigjet: 28 nëntor, por pa gjetur vitin.




Fjalinë e saj e plotëson Petri. Ermali e ngacmon edhe atë duke e pyetur përse ngecin këto vajza te historia? Dhe producenti përgjigjet: “Po prandaj po bëhen këto të shkollave se ka ikur shkolla për l*sh. Nuk u mësojnë as histori, as gjeografi. Kur unë u them do shkojmë në filan vend thonë ‘Nuk e dimë ku bie’. Nuk njohin gjeografinë e Shqipërisë, harroje pastaj të botës, ka ngelur e gjitha te celulari, fillojnë kërkojnë në google edhe për të lidhur një fjali!“.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.