BLUETOOTH

Soni Malaj vjen në “Fest 57” me “Më e fortë”: Kjo këngë është himn i karrierës sime artistike

15:48 - 15.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela Aliaj  – Është rikthyer në skenë një nga këngëtaret më të dashura të publikut. Më një këngë në të cilën shfaqet më e fortë dhe më e plotësuar se kurrë në çdo dimension të jetës së saj. Po flasim pikërisht për Soni Malaj, këngëtarja bukuroshe, e cila është një prej protagonisteve kryesore në Festivalin e 57-të të RTSH-së. “Më e fortë” titullohet kënga me të cilën ajo do të konkurrojë këtë vit dhe ende pa nisur festivali, ajo ka arritur të ngrejë peshë zemrat e audiencës. Hiti ka rezultuar një sukses absolut deri tani dhe për këtë flasin shifrat, që e rendisin në një nga pretendentet kryesore për të fituar trofeun e këtij edicioni të festivalit të RTSH-së. “Më e fortë” është kompozim i Irkenc Hykës dhe vetë Sonit, ndërsa teksti është i Big Bastës dhe Petro Xhorit. Në një rrëfim për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare” lidhur me këtë këngën e re dhe me impaktin që ajo ka pasur tek audienca deri më tani, Soni ka thënë:




“Audienca ose më mirë, publiku e ka pritur në mënyrë të shkëlqyer këngën e festivalit të madh, ‘Më e fortë’, aq sa jam surprizuar, sepse kam marrë mesazhe nga shumë femra që kanë qarë kur e kanë dëgjuar këngën, janë emocionuar. Nuk po përmend emra, por shumë artistë dhe shumë femra që janë në ‘showbiz’ më kanë thënë se janë rënqethur kur e kanë dëgjuar këngën. Ndërsa disa të tjerë më kanë thënë se u është ngritur shpirti peshë kur e kanë dëgjuar, sepse është një këngë që përcjell një mesazh për të gjithë ato femra që nuk kanë bërë kompromise në jetën e tyre për të ecur përpara. E kanë bërë çdo gjë me shumë sakrificë e dhimbje, por pa humbur dinjitetin e forcën që kanë brenda vetes dhe prandaj në fund të këngës unë them: Një femër nuk është thjesht një femër”!

Ndërkaq, pyetjes lidhur me pritshmëritë e tanishme të cilat shprehen në shifra ku shihet se mund të synojë edhe Eurovizionin, lidhur me rrëmbimin e vendit të parë Soni është shprehur:

“Unë do të isha vërtet shumë e lumtur nëse juria dhe publiku do të mendonin të më dërgonin mua si përfaqësuese të Shqipërisë në Eurovizion. Një gjë është e sigurt, që unë do të jap maksimumin si në performancë vokale, ashtu edhe në atë skenike. Çfarëdo që të ndodhë, unë jam shumë e lumtur për këngën që kam, e dua atë shumë dhe dua që të jetë himni i karrierës sime, kjo këngë dhe ky mesazh. Pasi siç e kam deklaruar, është një këngë autobiografike. Autorët e këngës, Big Basta dhe Petro Xhori e kanë përshtatur tekstin e këngës në bazë të eksperiencës sime jetësore dhe artistike dhe për këtë jam shumë e lumtur që në karrierën time më është shënuar kjo këngë dhe dua ta mbaj si himnin e karrierës sime artistike”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.