AKTUALITET

Studentët të vendosur, protestë sërish para Kryeministrisë

11:10 - 15.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pavarësisht reshjeve të shiut, edhe këtë të shtunë ka vazhduar protesta e studenteve para Kryeministrisë. Të rinjtë nuk tërhiqen nga kërkesa për plotësimin e 8 pikave që ata i kanë adresuar Ministrisë së Arsimit.




Studentët vazhdojnë të mos pranojnë ofertën për dialog nga kryeministri Edi Rama. Banorët e Astirit janë bashkuar me ta si dhe qytetarë të tjerë, prindër të tyre.

Kryeministri Edi Rama thotë se në parim është dakord me të gjitha kërkesat e studenteve, madje ka edhe pika të tjera sipas tij që mund të zgjidhen por gjithçka duhet bërë me dialog.

Një ditë më parë ata kanë bërë thirrje që protesta të jetë mbarëkombëtarë, por pa u shprehur qartë se cilat janë hapat e radhës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.