KULTURË

“Testamenti” i Kutelit çmim nga Biblioteka Kombëtare

10:36 - 15.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fatmira Nikolli – Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë organizoi dje ceremoninë e dhë-nies së Çmimit Kombëtar të Bibliofilisë “Lumo Skendo” për vitin 2017. Dhënia e këtij çmimi përmbyll një varg veprimtarish kushtuar Mid’hat Frashërit a “Lumo Skendos”, pseudonimi letrar me të cilin ai u identifikua kulturalisht gjatë gjithë krijimtarisë dhe veprim-tarisë së tij letrare e botuese ashtu edhe patriotike, shken-core e diturore. Biblioteka Kombëtare çeli veprimtarinë kushtuar veprës së tij duke risjellë në duar të studiuesve dhe lexuesve të sotëm revi-stën “Diturija” në një botim bibliofilik e anastatik. Kontri-butit të Lumo Skendos si themelues të kësaj reviste “Monument kulture” i tra-shëgimisë iu kushtuan dy konferenca shkencore të organizuara nga dy Biblio-tekat Kombëtare të Shqipë-risë dhe të Kosovës si dhe një bibliografi e hartuar posaçë-risht për revistën “Diturija” nga specialistët e BKSH. Ceremonia u zhvillua në sallën e bibliotekës që mban emrin e tij. Me Çmimin Kombëtar të Bibliofilisë “Lumo Skendo” për vitin 2017 u vlerësua shtëpia botuese “Kuteli” me motivimin: Për botimin e hijshëm e nostalgjik, ilustruar grafikisht nga mjeshtri Gazmend Leka, të përmbledhjes me rrëfenja “Tregime të moçme shqiptare”, një prej veprave më mbresëlë-nëse e më të dashura të letërsisë shqipe të çdo moshe, trashëgim monumental nga pena e rrëfimtarit mjeshtëror Mitrush Kuteli.




Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani, i dorëzoi çmimin Atalanta Paskos, themeluese e Shtë-pisë botuese “Kuteli” dhe vajza e shkrimtarit Mitrush Kuteli. Pasko, pasi falenderoi për “vlerësimin e dhënë me akordimin e këtij çmimi kaq domethënës” u shpreh se “në këtë botim janë bashkuar disa vlera, ajo grafike dhe e ilustrimit me rrëfimtarinë dhe tregimet, por edhe përku-shtimi dhe puna e palodhur e Elzana Agollit dhe shtypsh-kronjës “Mali Pleshti”, që solli këtë botim cilësor”. Edicioni i vitit 2017 i përmbledhjes “Tregime të moçme shqiptare” nga shtëpia botuese “Kuteli” është një botim special që përkon edhe me 110-vjetorin e lindjes së shkrimtarit. Çmimi Kombëtar i Biblio-filisë “Lumo Skëndo” nga viti 2013 i është besuar Biblio-tekës Kombëtare të Shqipë-risë. I akorduar për herë të parë në vitin 2006, është çmimi i vetëm që nxit dhe mbështet cilësinë estetike të botimeve shqiptare. Ky çmim i shërben vlerësimit dhe stimulimit të botimeve me vlera të spikatura bibliofilike dhe intelektuale, nëpërmjet evokimit të personalitetit të kulturës dhe të mendimit shqiptar Lumo Skëndo (Mit’hat Frashëri), veçanëri-sht si themelues i bibliofilisë shqiptare. Mbas ceremonisë së Çmimit të Bibliofilisë “Lumo Skendo” 2017 në Sallën Franceze të Leximit u zhvillua: Forumi “Poetika shqipe – trashëgimia shqipe” organizuar me rastin e botimit të librit “Testa-menti”, të akademik Sabri Hamitit botim i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, me pjesëmarrjen e akademikes Floresha Dado dhe studiuesve të njohur Bashkim Kuçuku, Nysret Krasniqi, Dhurata Shehri, Kastriot Gjika etj. Libri “Testamenti” vjen si një reflektim i vijueshëm me shkrime kritike për letërsinë shqipe, të shkruara gjatë këtyre viteve të fundit nga autori. Këto shkrime klasifikohen prej tij në tri pjesë: I. Lirika shqipe, II. Leksione dhe III. Testamenti, që me ide e procedime letrare lidhen domosdoshmërisht në një sistem me librat pararendës të tij si: Bioletra, Tematologjia, Albanizma, Utopia letrare. Me këtë libër të fundit ai përmbyll “pesëlibërshin” që synon titullin e përbashkët “Poetika shqipe” apo, siç e shpreson vetë autori “një filozofi të letërsisë”.

HAMITI PËR “TESTAMENTIN”
Libri Testamenti përmban shkrimet kritike për letërsinë shqipe, të bëra në vitet e fundit. Këto shkrime klasifikohen në tri pjesë: I. Lirika shqipe, II. Leksione dhe III. Testamenti, që me ide e procedime letrare lidhen domosdoshmërish në një sistem me librat pararendës: ‘Bioletra’, ‘Tematologjia’, ‘Albanizma’, ‘Utopia letrare’.
Në pjesën e parë, ‘Lirika shqipe’, trajtohet lirika si thelb i artit letrar, që si qenie, si thurje e si komunikim shfaqet në trajtë të klithmës emocionale, në trajtë të thirrjes identitare e, më rrallë, në trajtë të shqiptimit metafizik. Që nga zanafilla dy trajtat e para janë pranuar më lehtë e janë interpretuar më shtruar. Këtë herë është bërë përpjekje për interpretim të poezisë së mendimit, lirikës metafizike, të autorëve shqiptarë. Profecia poetike e Pjetër Bogdanit, lirika romantike e Jeronim de Radës, doktrina letrare e Naim Frashërit, lirika klasike e Ndre Mejdës, testamenti lirik i Gjergj Fishtës, lirika moderne e Lasgush Poradecit, misioni poetik i Esad Mekulit, urtia poetike e Azem Shkrelit. Është parë domosdosh-mërish edhe thelbi identitar e shqiptimi elegjiak i kësaj lirike, që merr forma të ndërliqshme poetike.

Në pjesën e dytë, Leksione, (duke u nisur nga thelbi i nocionit leksion, së pari, si zgjedhje e lexim dhe së dyti, si ligjërim) janë trajtuar fenomene karakteristike të letërsisë shqipe. Te kapitulli Gjergj Kastrioti (Variacione për heroin nacional) kërkohet paradigma letrare e historisë dhe e letërsisë së identitetit: nisur nga amëza letrare, duke kaluar nëpër format e letërsisë në poezi, në dramë e në prozë, të autorëve të njohur shqiptarë. Te ‘Ujdhesa e shpëtimit’ diskutohet drama e krijuesit dhe veçoria e krijimit letrar në diasporë. Në ‘Lamberci e Çabej’: për letërsinë shqipe, bëhet ballafaqimi i dijetarit gjerman e dijetarit shqiptar rreth zanafillës dhe zhvillimit të letërsisë shqipe. Në kapitullin ‘Një histori alternative e letërsisë shqipe’, rroket në trajtë teorike e në interpretim praktik letërsia shqipe e shkruar në gjuhë të huaja, duke tematizuar dhe mëny-rën e komunikimit të saj në sistemin e tërësishëm të kësaj letërsie. Në një kapitull trajtohet letërsia dokumentare, si letërsi e logorit, e Zef Pllumit, duke lexuar edhe veprat postume të tij. Një kapitull tjetër ruan në vëmendje murgun letrar Anton Pashkun, duke interpretuar tekstet e tij më të fundit, dhe duke i vënë në relacion me prozën e tij moderne dhe letërsinë bashkëkohore shqipe. Letërsia si kujtesë, e trajtu-ar si fenomen universal letrar, vë në dukje trashëgiminë kulturore individuale si thelb të ligjërimit letrar te autorë të shekullit njëzet. Trajtesa Ego: romani bashkëkohor tematizon ballafaqimin e autorit me lexuesin në tekstin e romanit shqiptar të fillimit të shekullit XXI. Mësimi i letërsisë diskuton letërsinë si vlerë fondamen-tale shpirtërore të kombit dhe kompleksivitetin e mësimit të saj në katedra, duke tejkaluar rrezikun e klishetizimit të formave letrare, të cilat janë të hapura përjetësisht dhe pranohen në formë të varianteve nëpër sensibilitetin e brezave. Në pjesën e tretë, ‘Testamenti’, bëhet shenjimi i të dhënave letrare në kohë, autorë, vepra, stile, individualitete, forma-cione, të gjitha në një sistem të lidhur për të krijuar raportin e komunikimit të tërësishëm letrar brenda sistemit të letërsisë nacionale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.