AKTUALITET

Festën e bamirësise brenda tragetit për fëmijët special dhe ata në nevojë

16:06 - 16.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kurioziteti për detin i ka mbledhur fëmijët special dhe ata në nevojë të shkollës PLM ,pranë detit. Trageti Red Star ka organizuar një festë bamirësie brënda ambienteve të anijes ku për shumë fëmijë ishte hera e parë kontakti me një anije.




Sipas mësuesve të fëmijëve ,reagimet e fëmijëve kanë qënë kurioze duke qënë që për arsye ekonomike apo shëndetësore familjet e kanë të vështirë të udhëtojnë me mjete ujore.

Fëmijët specialë kanë kënduar dhe kërcyer në në ritme muzikore ndërsa më pas janë shpërndarë dhe dhuratat. Drejtoresha e shkollës Speciale Esmeralda Kapaj është shprehur se këta fëmijë më shumë se cdokush ka nevojë për mbështetje.

Ajo ka apeluar për këdo që ka mundësi ti ndihmojë fëmijët special dhe ata në nevojë në cfarëdomundësie të munden .Oficeri i parë i tragetit Red Star Behar Kodra është shprehur se vizita e fëmijëve është ndër më të bukurat që trageti ka mirëpritur.

31e3440d-a3b5-4866-8574-696dd28ec53f 6a774a08-099f-42f6-b87d-744b5df9fbc9 8485d725-663e-44c9-abc3-86dd62cafb2f 3221bf4b-8ece-48c8-ad3b-a29b1e738efd 19e49a16-7ce9-467f-88ca-45398b0dbf91 25e4a58b-adc0-4e6a-8d04-0698047a728d
<
>


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.