LIFE STYLE

Këto janë fotot që bënë historinë gjatë vitit 2018

18:43 - 16.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Viti 2018 është në fund të tij. Edhe 15 ditë dhe hyjmë në vitin 2019. Por viti që po mbyllim është karakterizuar nga zhvillime të vrullshme.




Një infermier sirian mban në krahë një fëmijë të plagosur pas një bombardimi të forcave ajrore të Assadit në Ghouta, në janar.

Image

Një përkrahëse e Salvador Nasrallah, kandidati për president i Aleancës Kundër Diktaturës, shtrihet përpara forcave të policisë në kryeqytetin e Hondurasit, Tegucigalpa, gjatë protestës kundër rizgjedhjes së Juan Orlando Hernández, më 21 janar.

Image

Pamje nga lart e zjarrit në një strukturë të stilit gotik, 31 metra e lartë, ndërtuar nga artisti rus Nikollaj Poliski në rajonin Kaluga.

Image

Familjarë të një prej 17 viktimave në shkollën Marjory Stoneman në Parkland, Florida, shkaktuar nga Nikolas Cruz, më 14 shkurt.

Image

Një i plagosur pas një sulmi ajror në Zamalka, enklavë rebele në Ghouta të Sirisë, më 13 mars,

Image

Mark Zuckerberg, administratori i Facebook, gjatë audiencës para Komisionit të Tregtisë në Senatin e SHBA, më 10 prill.

Image

Shtrëngimi i duarve midis liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, dhe presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-in, në takimin historik ndërkorean në zonën e demilitarizuar në Panmunjom, më 27 prill.

Image

Presidenti i SHBA Donald Trump tërheq për dore presidentin francez Emmanuel Macron gjatë vizitës zyrtare në Shtëpinë e Bardhë, më 24 prill.

Image

Fëmijë në një kamp të refugjatëve Rohingia në kufirin midis Birmanisë e Bangladeshit, më 25 prill.

Image

Princi Harry, Duka i Sussex, puth nusen Meghan Markle në shkallët e kishës së Shën Gjergjit në kështjellën e Windosrit, më 19 maj.

Image

Shpërthim llave i fotografuar nga helikopteri gjatë shpërthimit të vullkanit Kilauea në Hawaii, më 21 maj.

Image

Një viktimë e shpërthimit të Vullkanit të Zjarrit në San Miguel Los Lotes, 35 kilometra në juglindje të Ciudad de Guatemala, në Guatemala, më 4 qershor. Shpërthimi shkaktoi të paktën 25 viktima.

Image

Një mik i Jorge Carrion, vrarë gjatë protestave kundër qeverisë së Daniel Ortegës në Nikaragua, mban arkivolin gjatë funeralit në qytetin Masaya, më 7 qershor.

Image

Donald Trump, në qendër të një takimi traumatik me Angela Merkel, Emmanuel Macron, Shinzo Abe dhe pjesën tjetër të liderëve të G7 më 8 qershor në Quebec, Kanada.

Image

Takimi historik midis Donald Trump dhe Kim Jong Un, në ishullin Sentosa në Singapor, më 12 qershor.

Image

Një pamje e përsëritur shumë herë gjatë botërorit në Rusi: Ylli brazilian Neymar rrotullohet në fushë pasi pëson një faull në ndeshjen kundër Zvicrës, më 17 qershor.

Image

Fëmijë imigrantë të ndarë nga prindërit e tyre, pasi janë kapur duke u përpjekur të hynin ilegalisht në SHBA, ecin në një fushë në Tornillo, Teksas, pranë kufirit me Meksikën, më 18 qershor.

Image

Melania Trump, First Lady e SHBA, niset nga baza Andreës e Forcave Ajrore në Maryland, veshur me një xhaketë ku shkruhet: Vërtet që nuk më bëhet vonë. Po ty?, pas një vizite surprizë në një qendër fëmijësh imigrantë në kufirin me Meksikën, më 21 qershor.

Image

Harvey Weinstein hyn i prangosur në Gjykatën e Lartë në New York, më 9 korrik.

Image

12 fëmijët dhe trajneri i tyre që shpëtuan nga ngujimi prej disa javësh në një shpellë në Tajlandë, i bëjnë homazhe zhytësit që vdiq gjatë operacionit për shpëtimin e tyre, në spitalin Chiang Rai Prachanukroh, më 15 korrik.

Image

Presidenti francez Emmanuel Macron feston një gol të Francës gjatë finales së botërorit luajtur në Moskë, më 15 korrik.

Image

Kylian Mbappe, sulmues i Francës, puth Kupën e Botës pas fitores me Kroacinë, më 15 korrik.

Image

Vladimir Putin dhe Donald Trump gjatë takimit të zhvilluar në Helsinki të Finlandës, më 16 korrik.

Image

Richard Lomelly mban djalin e tij Tiago teksa ecën bashkë me qindra venezuelianë të tjerë në autostradën pan-amerikane në Kolumbi, drejt Perusë, më 23 gusht.

Image

Aktivistse për legalizimin e abortit ankohen pranë Kongresit Kombëtar, në Buenos Aires, pasi Senati hodhi poshtë iniciativën, më 9 gusht.

Image

Një kamion i ndaluar në skajin e urës së shembur Morandi, në Genova të Italisë, më 14 gusht. Shembja shkaktoi të paktën 30 viktima.

Image

Trupi i Aretha Franklin gjatë homazheve për të, më 28 gusht.

Image

Cindy Mccain, e veja e Senatorit John Mccain, mbi arkivolin e burrit të saj, gjatë homazheve në Capitol, më 31 gusht.

Image

Pamje nga lart e Museo Nacional në Rio de Janeiro pas zjarrit që e dogji komplet, më 3 shtator.

Image

Brett Kavanaugh, i emëruari i Donald Trump për drejtimin e Gjykatës së Lartë të Drejtësisë, gjatë një audience para Komisionit të Drejtësisë në Senat, më 4 shtator.

Image

Bill Cosby në burgun Montgomery pas dënimit tre deri në 10 vjet për abuzime seksuale, më 25 shtator.

Image

Një traget udhëtarësh që përfundoi midis dy shtëpive pas tërmetit që goditi Indonezinë, më 3 tetor.

Image

Kryeministrja britanike Theresa May hyn duke kërcyer në Kongresin e Partisë Konservatore, më 3 tetor.

Image

Punonjës së Sotheby vendosin pikturën e Banksy me emër Dashuria është në kosh, teksa vetëshkatërrohet, në Londër, më 12 tetor.

Image

Një grua qan para shtëpisë së dëmtuar nga uragani Michael në Mexico Beach, Florida, më 12 tetor.

Image

Pamje ajrore e karvanit të imigrantëve të nisur nga Hondurasi, teksa kalojnë urën mbi San Pedro Tapanatepec, në Meksikë, më 27 tetor.

Image

Një kamion me imigrantë hondurenë në Santiago Niltepec, në shteti meksikan Oaxaca, më 30 tetor.

Image

Hija e një punonjësi të sigurisë në konsullatën saudite në Stamboll më 1 nëntor, pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi.

Image

Flakët përfshijnë gjithë sipërfaqen e Big Bend, Kaliforni, më 10 nëntor.

Image

Një grup imigrantësh kalojnë kufirin midis Meksikës e SHBA në Tijuana, Baja California.

Image

Përshëndetja midis presidentit rus Vladimir Putin dhe princit saudit Mohammed bin Salman, objektiv i shumë hetimeve ndërkombëtare për vrasjen e gazetarit Khashoggi, ishte ndër fotot më të para nga takimi i G20 në Buenos Aires.

Image

Protestuesit kundër qeverisë së Emmanuel Macron, me jelekët e verdhë, para Harkut të Triumfit në Paris, më 1 dhjetor.

Image

Ish- presidenti George W. Bush ecën para Donald Trump, Melania Trump, Barack Obama, Michelle Obama, Bill Clinton, Hillary Clinton, Jimmy Carter e Rosalynn Carter, gjatë funeralit shtetëror të babait të tij, George H.W. Bush, më 5 dhjetor.

Image

Hope Hicks, ish-drejtore e Komunikimit në Shtëpinë e Bardhë, del nga Dhoma e Përfaqësuesve pas deklaratave të dhëna para komisionit për ndërhyrjen ruse, më 27 shkurt. Një ditë më pas ajo dha dorëheqjen.

Image

Aktorja porno Stormy Daniels, që pohoi marrëdhëniet seksuale me Trump më 2006, heq këpucët para se të kalojë kontrollin e sigurisë në gjykatën federale në Manhattan para 50 fotografëve.

Image

Hondurenia María Meza, 40 vjeç, largon fëmijët e saj nga gazi lotsjellës i hedhur nga forcat amerikane kundër karvantit të imigrantëve në Tijuana, më 25 nëntor.

Image

Anëtarë të Lëvizje Nacional Socialiste, grup politik i supremacistëve të bardhë, bëjnë përshëndetjen naziste para një kryqi të thyer në flakë, në një vend të pazbuluar, në shtetin Georgia  në SHBA, më 21 prill.

Image

Një balerinë e Teatrit Mikhailovsky në Shën Pjetërburg sheh ndeshjen midis Rusisë e Kroacisë gjatë botërorit, teksa vishet për shfaqjen.

Përgatiti: SYRI.net

Image


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.