POLITIKË

Kryemadhi: Shqipëria e mbytur nga varfëria, po vritet e ardhmja e rinisë

13:00 - 16.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI ka vijuar me turin e takimeve me strukturat e partisë në rrethe.




Pogradeci dhe Korça kanë qenë destinacionet e Kryemadhit këtë të diel, teksa fillimisht ka folur para strukturave të partisë në qytetin liqenor.

Protesta e studentëve si reflektim i gjendjes së vështirë ekonomike dhe lidhjet e forta të qeverisë me oligarkët, kanë qenë në themel të fjalës së kryemadhit para anëtarëve të LSI-së në Pogradec.

“Gjithë Shqipëria është e mbytur nga varfëria dhe protesta e studentëve reflekton gjendjen e vërtetë ekonomike të familjeve shqiptare. Qeveria po shkreton vendin duke u dhënë paratë emigrantëve dhe duke vrarë të ardhmen për rininë”, tha mes të tjerash Monika Kryemadhi.

Ndërsa nga Korça, kryetarja e LSI u shpreh se kompania ‘Vëllezërit Hysa’ u treguan bamirës dhe kërkuan që ta ndërtojnë projektin e Unazës së Madhe falas, por sipas saj, kryeministri Edi Rama nuk pranoi duke ia dhënë tenderin kompanisë DH-Albania.

‘Keni dëgjuar për vjedhjen e unazës së re, Edi Rama thotë se mashtrim, por ai i mashton shqiptarët, pasi ishin banorët që protestuan në mënyrë stoike për një muaj e gjysëm, derisa u zbulua afera korruptive e Ramës.

‘Vëllezërit Hysa’ janë treguar bamirës për të ndërtuar Unazën e Re falas, ky mund t’ia jepte Unazën e Re vëllezërve Hysaj dhe të shpëtonte 40 mije euro dhe këto para ti investonte për të ardhmen e studentëve. Por nuk e bëri se ky mashtuesi nuk ka bërë asgjë për studentët.

Nga Korça i bëj thirrje këtyre pedagogëve të nderuar nëse kanë pak dinjitet t’i bashkohen studentëve që t’i kthejnë nderin univeristetit dhe stafit pedagogjik. T’i bashkohen studentëve të cilët nuk kërkojnë politikë, pasi janë vetë politika ata e bëjnë vetë politikën’, tha Kryemadhi.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.