SPORT

Liverpool mposht United, Shaqiri heroi i ndeshjes

18:59 - 16.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Liverpool me hap kampioni, kjo edhe falë Xherdan Shaqirit. Mesfushori me origjinë shqiptare, shënoi një dopietë personale përballë Manchester United, me “The Reds” që triumfoi me shifrat 3 me 1.




Në “Anfield Road” u luajt një 90 minutësh spektakolar, ku dominimi i vendasve ishte i frikshëm. Dominim që u konkretizua në gol pas 24 minutash lojë. Ishte Sadio Mane ai që zhbllokoi takimin, ku shfrytëzoi asistin perfekt të Fabinho për të tundur rrjetën e De Gea. Megjithatë reagimi i Manchester United ishte i beftë, me Lingard që shënoi golin e barazimit pas 9 minutash.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërkohë që Kloop thirri në aksion Xherdan Shaqirin, kartë e cila rezultoi fituese. 27 vjeçari nga Gjilani shënoi një dopietë personale 10 minuta pasi ishte në fushën e blertë, duke i siguruar fitoren Liverpoolit.

Pas kësaj fitoreje “The Reds” rikthehen në krye me 45 pikë, +1 nga United, ndërkohë që Manchester United vazhdon të zhgënjejë, duke u gjendur i 6-ti me 26 pikë. Kjo humbje mund të jetë fatale për Jose Mourinho, me portugezin që rrezikon seriozisht shkarkimin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.