POLITIKË

Meta takon komunitetin arbëresh të Grecit, evidenton figurën e Joe DiGuardit

12:06 - 16.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka vijuar me vizitën e tij në Itali, ku sot zhvilloi një tjetër takim me komunitetin arbëresh në shtetin fqinj.




Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Meta bën të ditur se ishte i lumtur me takimin që kishte pasur me komunitetin arbëresh në Greci, të provincës së Avellinos.

Presidenti i vendit evidentoi si një nga figurat më të shquara të këtij komuniteti, Joe DiGuardin, ish kongresmenin e njohur për e mirënjohur për avokatinë e shkëlqyer që i ka bërë të drejtave të shqiptarëve e çështjes së Kosovës në veçanti.

“I lumtur të takoja komunitetin arbëresh në Greci të Provincës Avellino. Ky komunitet nxori disa figura të shquara ku do veçoja Joe DioGuardin ish-kongresmenin e mirënjohur për avokatinë e shkëlqyer që i ka bërë të drejtave të shqiptarëve e çështjes së Kosovës në veçanti”, shkroi Meta në “Facebook”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.