Kryesore

“As negociata, as dialog”, Rama-studentëve: Pse bëni si Luli?

13:43 - 16.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Studentët vijojnë protestën përballë kryeministrisë. Nga ana tjetër, kryeministrit Edi Rama vijon me postimet e tij në rrjetet sociale, teksa ka publikuar një foto të studentëve ku shkruhej: “Jo negociata. S’jemi si Lul Basha që bëjmë pazare”, theksuar se ata po sillen si ai.




Numri një i Qeverisë, i është përgjigjur studentëve, ndërsa shkruan se ata po veprojnë njësoj si kryetari i PD-së Lulzim Basha, që sipas tij u mbyll ne çadër dhe nuk pranonte të dialogonte.
“S’jeni Luli? Po atëherë pse bëni ekzaktësisht si Luli që futet në çadër e bërtet, s’dua dialog, plotëso kërkesat se s’dal nga çadra!? Ikën nga Kuvendi e bën të njëjtën gjë, plotësoji se s’vij!

E pastaj në fund vetëm humbet! Kush ju kërkon pazare? Unë jo njëherëAs negociataDIALOG”, thuhet në mesazhin e Ramës në Twitter.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.