Rajoni

Opozita në Serbi zotohet për vazhdimin e protestave masive

14:31 - 16.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Liderët opozitarë në Serbi janë zotuar për të vazhduar protestat në janar pas marshit të mijëra personave në Beograd në kundërshtim të qeverisjes së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuciç.




Me pankarta me thirrje të ndryshme si “Deri kur do të vazhdojë Serbia të jetë e keqja”,protestuesit kërkuan dorëheqjen e presidentit Vuçiç.

Organizatorët thanë se protestat e ardhshme pritet të mbahen më 16 janar, në përvjetorin e vdekjes së politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviç, vrasja e të cilit nxiti tensione në të dy vendet, shkruan REL.

Ivanoviç u qëllua për vdekje para zyres së tij në Mitrovicë.

“Ne nuk do të ndalemi apo të heshtim”, tha lideri i Partisë majtiste Borko Stefanoviç, që ishte sulmuar muajin e kaluar në Kureshevc nga disa persona.

Ish ministri serb Vuk Jeremiç dhe kryetari i Komunës në Boegrad, Dragan Djilas, ishin në krye të protestës më 15 dhjetor.

Në një raport të fundit në Serbi, Parlamenti Evropian ka thënë se Serbia duhet të përmirësojë “lirinë e shtypit dhe lirinë e shprehjes”.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.