Kryesore

Protesta e Unazës së Re, Basha: DH Albania është komplot për grabitjen e 40 milionë eurove

17:33 - 16.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Banorët e Unazës së Re kanë vijuar edhe ditën e sotme protestën kundër projektit që prek banesat e tyre. Në mbështetje të banorëve ka qenë i pranishëm dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.




Basha rikthyer edhe një herë në vëmendje skandalin e kompanisë DH Albania, duke e cilësuar një komplot me qëllim grabitjen e  40 milionë eurove.

Kryedemokrati thekson se afera e korrupsionit në këtë projekt është provuar, ndërsa shtoi se në këtë aferë është përfshirë  kryeministri Edi Rama, bashkia e Tiranës dhe Afrim Qëndro.

“Ka treguar para gjithë shqiptarëve dhe para botës edhe SHBA që janë bërë dy krime,  Kanë komplotuar së bashku që t’i vjedhin shqiptarëve 40 milion eruo.

Vjedhja është provuar edhe në media. Edhe një herë për ta sjellë në vëmendjen e qytetarëve, Afrim Qendro është krahu i djathtë i Ramës prej vitesh. Është përfshirë Policia Bashkiake me veprimet e paligjshme të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, është përfshirë QKR, është përfshirë Bashkia e Tiranës dhe vetë kryetari i Bashkisë, i cili duke vjedhur para dhe duke korruptuar disa nga banorët e Unazës së Re”, u shpreh Basha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.