BOTA

Putin, i alarmuar nga muzika rap: Rusia duhet të kontrollojë atë

12:24 - 16.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti rus, Vladimir Putin është i alarmuar nga rritja e popullaritetit të muzikës rap në Rusi. Në një takim në Shën Petersburg me këshilltarët kulturorë, ai kërkoi këtyre të fundit që të “krijojnë një mjet kontrolli” për muzikën rap.




Putin tha se “nëse është e pamundur ta ndalim, atëherë duhet ta udhëheqim dhe ta drejtojmë”. Gjithashtu në takim me këshilltarët kulturorë, Putin tha se përpjekjet për të ndaluar artistët nga kjo lloj muzike do të ketë një efekt të kundërt dhe do të forcojnë popullaritetin e tyre. Presidenti vuri në dukje se “rap është i bazuar në tre shtylla: seks, drogë dhe protestë.”, për të cilat ai është veçanërisht i shqetësuar për temat e drogës që mbizotërojnë duke thënë se “kjo është një rrugë për degradimin e kombit”. “Propaganda e drogës është më e keqe se mallkimi”.

Komentet e Putinit vijnë në mes të një goditjeje mbi muzikën bashkëkohore që shkaktoi censurën e artit të epokës sovjetike.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.