BOTA

Sfidë për fuqitë e mëdha, militarizimi i hapësirës

16:48 - 16.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zhurmues, spiunazh, sulm kibernetik, armë satelitore… kërcënimet rriten në hapësirë, duke e vënë Francën përballë sfidës që të rrisë kapacitetet e saj në këtë sektor shumë strategjik dhe gjithnjë e më shumë i militarizuar.




Një raketë “Soyouz” do të lëshojë të martën që nga Kuruja në Guajanë satelitin për vëzhgime të cilësisë së lartë CSO-1, nxjerrja e të cilit në hapësirë do të shënojë rinovimin e mjeteve hapësinore ushtarake franceze.

Kjo është një çështje thelbësore për ushtritë e të gjithë botës, pasi satelitët janë bërë të domosdoshëm për të projektuar, njohur terrenin, mbledhur informacione, mbikëqyrur dhe lëvizur.

“Nëse humbasim luftën në hapësirë, thjesht humbasim luftën”, theksoi në tetor shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ajrore franceze, gjenerali Philippe Lavigne.

Fuqitë më të mëdha hapësinore botërore, SHBA-ja, Kina dhe Rusia, janë angazhuar prej shumë vitesh në një garë për dominimin e hapësirës.

“Ashtu si qielli, toka dhe deti, hapësira është bërë një terren luftimi”, theksonte në gusht presidenti Donald Trump, i cili synon që duke filluar nga 2020 të krijojë “Forcat Hapësinore”, një degëzim të gjashtë të forcave të armatosura amerikane.

Në vitin 2007, Kina shkatërroi një prej satelitëve të saj duke me një raketë, duke shkaktuar një demonstrim force të ngjashme nga ana e SHBA-së një vit më pas.

Për të ruajtur statutin e saj si fuqi hapësinore, Parisi duhet jo vetëm t’i përgjigjet këtyre kërcënimeve të reja por gjithashtu t’i përshtatet rritjes së investimeve private në një sektor që prej një kohe të gjatë ka qenë vetëm në sferën e investimeve të shteteve të mëdha.

Për pasojë, nëse aktualisht, rreth 1 500 satelitë të të gjitha madhësive vijnë rreth Tokës, mendohet se për 10 vite do të jenë mes 6 000 dhe 7 000 të tillë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.