Kryesore

Studentët nuk zmbrapsen, ja çfarë pritet të ndodhë sot

09:40 - 16.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Studentët janë të vendosur që ta çojnë kauzën e tyre deri në fund, ndërsa sot do të mblidhen në orën 11:00 para Kryeministrisë. Pavarësisht motit të keq dhe reshjeve të shiut, një gjë e tillë nuk i ndal ato për të vijuar me protestën, që ka hyrë në ditën e 12-të.




Studentët janë të bindur se protesta e tyre do të vijojë deri në plotësimin e tetë kërkesave pa dialog. Nga ana tjetër, Rama disa herë u ka “shtrirë dorën” për të dialoguar, gjë që nuk është pranuar nga ata.

Ndërkohë që të hënën kanë paralajmëruar protestë masive me pjesëmarrjen edhe të qytetarëve. Ndërkaq, një ditë më parë studentët e fakultetit Ekonomik kërkuan dorëheqjen e dekanit Dhori Kule me pretendimin se nuk i ka pritur në takim për të diskutuar problematikat.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.