Kryesore

“Të vdesim të gjithë së bashku, ose…”, Rama tjetër mesazh studentëve

12:40 - 16.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, ka përdorur një shprehje të Eleonor Rusvelt, për t’iu dërguar një tjetër ftesë për dialog studentëve.




”Ne duhet të përballemi me faktin që ose do të vdesim të gjithë së bashku, ose do të mësojmë të jetojmë së bashku, dhe nëse kemi ndërmend të jetojmë duhet të dialogojmë”, është mesazhi i publikuar nga kreu i qeverisë në Instagram.

SHEMBULLI AMERIKAN

E ndërsa studentët kanë vijuar sot me ditën e 12-të të protestës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka mëshuar kërkesës për dialog për plotësimin e kërkesave që ata kanë parashtruar.

“Foto nga një protestë e famshme e studentëve në SHBA, ku pasi protestuan me këmbëngulje duke kërkuar Dialog&Transparencë, studentët arritën t’i ulin në tryezë autoritetet dhe morën një marrëveshje të favorshme”, shkruan Rama në një shënim në Instagram.

Më herët, kreu i qeverisë, ka artikuluar se është dakord në parim për 8 pikat, por duhet një dialog me studentët.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.