BOTA

VIDEO/ Restoranti shpërthen në flakë, plagosen 40 persona

18:14 - 16.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Më shumë se 40 persona janë plagosur pas një shpërthim në një restorant, në veri të Japonisë.




Sipas policisë vendase, shpërthimi ndodhi në restorantin “Izakaya Cherry Blossom” në qytetin e Sapporos, me muret e ndërtesës që u shembën ndërsa shpërthen në flakë.

Fotografitë dhe videot nga vendi i ngjarjes tregojnë njerëzit që ikin mes flakëve të mëdha. I menjëhershëm ka qënë dhe mbërritja e forcave zjarrëfikëse, që kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

“U dëgjua një zhurmë, e cila dukej si bombë. Çdo gjë u trondit.”-tha një banor vendas për “The Japan Times”.

Sipas zyrtarëve të departamentit të zjarrfikësve një person ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërsa disa të tjerë kanë marrë plagë të lehta.

Momentalisht organet kompetente po hetojnë ngjarjen, ku besohet se shkak i shpërthimit është bërë një bombël gazi në kuzhinën e restoranit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.