Kryesore

Buxheti për arsimin nuk ndryshon, PS do rrëzojë dekretin e Metës

11:47 - 17.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Edi Rama nuk lëviz nga pozicioni i tij, pavarësisht se kërkon dialog me studentët. Nga mbledhja e grupit parlamentar të PS-së është vendosur që këtë javë të ketë dy seanca, ku të enjten veç nismave të tjera do të rrëzohet dhe dekreti i presidentit Ilir Metës për buxhetin.




Ndërsa të premten seancë e posaçme vetëm për vetting-un në politikë.

Po ashtu mësohet se disa deputetë kanë pasur ankesa për pjesëmarrjen e ministrave në komisione dhe kryeministri Edi Rama i ka dhënë të drejtë.

Të enjten që shkoi Ilir Meta u bë presidenti i parë që ktheu një ligj për buxhetin, duke iu referuar kërkesave të studentëve që duan rritjen e buxhetit të arsimit në 5%. Presidenti tha se me këtë lëvizje synonte garantimin e stabilitetit në vend dhe shprehte besimin e plotë se Kuvendi do të reflektonte me qëllim plotësimin e kërkesave të studentëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.