BOTA

I dehur në samit, Juncker luan me flokët e zyrtares dhe hedh letra nga podiumi

14:26 - 17.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, sërish është shfaqur i dehur në samitin e BE-së dhe ka rrëmbyer vëmendjen e medias.




Kamerat kanë fiksuar momentin e hyrjes së Juncker në selinë e KE-së në Bruksel, kur ai po luante me flokët e nënkryetares së protokollit të BE-së, Pernilla Sjölin, para se ta puthte në faqe.

Gjithashtu ai është parë më vonë duke bërë mimika të çuditshme, kur ka përshëndetur një tjetër zyrtare.

Madje gjatë samitit, Junker ka bllokuar me dorë një kamerë, si edhe ka hedhur letra nga podiumi i tij.

Kjo nuk është hera e parë që shefi i BE-së shfaqet i dehur, teksa kujtojmë se shpesh në evente i janë marrë këmbët si edhe është shfaqur me këpucë të ndryshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.