SHËNDET

Kura çudibërëse ndaj reumatizmës e mbipeshës

16:15 - 17.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përdorimi i rregullt i hudhrës çdo ditë ndihmon në trajtimin e shumë sëmundjeve. Kura e mëposhtme konsiderohet shumë efikase kundër reumatizmës, aterosklerozës, problemeve me shikimin, mbipeshës, sinozitit e të tjerë. Mënyra e përgatitjes së kurës është tejet e lehtë. Përbërësit që iu nevojiten janë: 250 ml alkol i pijshëm (40 gradë) ose raki dhe 350 gramë hudhër. Qërojini hudhrat dhe hidhini në një kavanoz. Shtoni alkoolin dhe mbylleni kavanozin me kapak. Mbajeni në frigorifer për 10 ditë. Pas 10 ditësh filtrojeni lëngun dhe mbajeni në frigorifer për 3 ditë të tjera.




Për përdorimin e tretësirës duhet të përdorni një pikatore. Ditën e parë, përpara se të hani mëngjes duhet të merrni një pikë, më pas dy pika përpara drekës dhe tre pika përpara darkës. Ditën e dytë, duhet të merrni 4 pika përpara mëngjesit, 5 përpara drekës dhe 3 përpara darkës. Ditën e tretë duhet të konsumoni 7 pika përpara vaktit të parë, 8 pika përpara drekës dhe 9 pika përpara darkës. Në ditën e katërt duhet të merrni 10 pika përpara mëngjesit, 11 përpara drekës dhe 12 përpara darkës. Ditën e pestë duhet ta rrisni dozën në 13 pika përpara mëngjesit, 14 pika përpara drekës dhe 15 pika përpara darkës. Në ditën e 6-të duhet të merrni 15 pika përpara mëngjesit, 14 pika përpara drekës dhe 15 pika përpara darkës. Në ditën e 7-të duhet të merrni 12 pika përpara mëngjesit, 11 pika përpara drekës dhe 10 pika përpara darkës. Në ditën e tetë duhet të merrni 9 pika përpara mëngjesit, po aq përpara drekës dhe 7 pika përpara darkës. Në ditën e nëntë duhet të merrni 6 pika përpara mëngjesit, 5 pika përpara drekës dhe 4 pika përpara darkës. Në ditën e fundit merrni tri pika përpara mëngjesit, 2 pika përpara drekës dhe një pikë nga tretësira përpara darkës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.