SHËNDET

Mandarinat, ekuilibruese të tensionit të gjakut në organizëm

14:30 - 17.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mandarina është fruti më i pëlqyer dhe kërkuar në treg gjatë stinës në vijim. Antioksidantët që gjenden tek mandarinat, ulin kolesterolin e keq dhe largojnë radikalet e lira në organizëm. Shumë të pasura me fibra, mandarinat stimulojnë rënien në peshë. Sipas studimeve nëse konsumoni mandarina rregullisht, tensioni juaj i gjakut do të jetë më i ekuilibruar. Vitamina C tek ky frut plot shije lufton të ftohtin e gripin dhe forcon imunitetin. Konsumi i mandarinave ose i ushqimeve të tjera të pasura me vitaminë C, ndërsa keni ngrënë produkte me përmbajtje të lartë hekuri, rrit mjaft thithjen e këtij minerali nga organizmi juaj. Përdorimi i mandarinave është një nga metodat më të mëdha natyrore për të mbrojtur zemrën tuaj nga dëmtimi dhe për të minimizuar sasitë e kolesterolit brenda gjakut tuaj.




Mandarinat si agrume shmangin dëmtimin oksidues brenda arterieve tuaja dhe riparon elasticitetin e enëve të gjakut. Mandarinat mund të ulin rrezikun për të zhvilluar kancer të mëlçisë. Në të vërtetë, studiuesit amerikanë kanë zbuluar se njerëzit të cilët kanë hepatit kronik mund të ulin zhvillimin e kancerit të mëlçisë duke pirë lëng nga mandarinat e freskëta. Në studimin njëvjeçar kishin marrë pjesë rreth 30 pjesëmarrës të cilët kishin pasur hepatit viral dhe të cilët kishin konsumuar lëng të mandarinës në baza ditore. Në fund të studimit ata nuk kanë pasur kurrfarë shenje të kancerit të mëlçisë. Për dallim prej tyre, në mesin e 45 pjesëmarrësve me të njëjtin problem dhe të cilët nuk kanë konsumuar pije të mandarinës, shkalla e zhvillimit të kancerit të mëlçisë ka qenë 8.9 për qind. Mandarinat mund të ofrojnë deri në 80 për qind të nevojave ditore për vitaminë C, e cila ndihmon në forcimin e imunitetit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.