SHËNDET

Mënyrat e trajtimit të skoliozës te fëmijët dhe adoleshentët

16:30 - 17.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Skoliozë quhet deformimi që vjen si rrjedhojë e një kurbimi anësor të një segmenti të shtyllës kurrizore ndaj boshtit gjatësor të saj, gjë që e bë atë të duket në formën “S” ose “C” që normalisht duhet të jetë e drejtë e të ketë formën e “I”. Skolioza mund t’u shkaktojë vertebrave rrotullim, gjë që shkakton që njëra shpatull apo kërdhokull (këllq) të jetë më lart se tjetra. Termi “idiopathic” do të thotë që nuk i dihet shkaku nga vjen kjo sëmundje. Pra, skolioza përfaqëson të shtrembëruarit anësor dhe rrotullues të shtyllës kurrizore. Kemi të bëjmë me një dëmtim 3- dimensional. Nganjëherë rrotullimi përcakton edhe një deformim të kafazit të kraharorit dhe të organeve që përmbahen në të (zemra, mushkëritë dhe diafragma).
Klasifikimi i Skolizës:




Klasifikimi sipas moshës:
– Skolioza adoleshente idiopatike ndodh pas moshës 10 vjeç. Ajo është lloji më i zakonshëm.
– Skolioza juvenile ndodh në fëmijët midis moshës 3 dhe 10 vjeç. Kjo nuk është e zakonshme.
– Skolioza infantile( fëminore) ndodh në fëmijët më të vegjël se 3 vjeç. Kjo mund të rezultojë nga anomali të lindura të vertebrave, sindroma të ndryshme, çrregullime neurologjike, ose për arsye të panjohura (idiopatike).

Klasifikimi sipas shkakut:
– 80% e tyre janë me origjinë idiopatike (pa një shkak të njohur).
– Skolioza kongenitale, që e marrin origjinën nga defekte të organogjenezës gjatë periudhës embrionale.
– Skolioza neuromuskulare (nga poliomieliti, osteodistrofia etj.).
Skolioza është rreth 7 herë më e shpeshtë tek femrat se tek meshkujt dhe shfaqet më së shumti në moshat nga 3 në 10 vjeç. 5% e popullsisë botërore është e prekur, prej të cilëve 81% nuk dihen shkaqet, 15% e lindur dhe rreth 10% nervore-muskulore. Kurba të vogla kurrizore ndodhin me frekuencë të ngjashme në djem dhe vajza, por vajzat kanë më shumë të ngjarë që të kenë një kurbë progresive të madhe skoliotike që do të kërkojë trajtim.

Simptomat
Skolioza zakonisht nuk shkakton asnjë dhimbje, mosfunksionim neurologjik, ose probleme të frymëmarrjes. Shqetësimi mbi pamjen kozmetike të shpinës shpesh është shqetësimi kryesor i pacientit dhe prindërit. Pra, është një sëmundje e ngadaltë dhe progresive, përgjithësisht asimptomatike. Shpesh janë prindërit ose pediatri të parët që vënë re që diçka ka ndryshuar në qëndrimin e fëmijës. Në raste të rralla mund të shfaqen shqetësime në kolonën vertebrale apo lodhje muskulore pas sforcimit fizik. Përgjithësisht fëmija është i qetë, fle mirë dhe vazhdon të kryejë normalisht veprimtaritë e tij të përditshme.

Diagnoza
Mjeku do t’i kërkojë fëmijës tuaj për të përkulet përpara, gjë e cila do të tregojë ndonjë deformim. Kjo quhet “Testi i përkuljes përpara të Adamit”. Mjeku gjithashtu do të kontrollojë për ndonjë mospërputhjet në gjatësi të gjymtyrëve, gjetjet abnormale neurologjike, apo shkaqe të tjera të mundshme. Shumë shkolla rregullisht kryejnë depistim të skoliozës tek nxënësit. Këto depistime zakonisht bëhen gjatë viteve të shkollës së mesme dhe 9 -vjeçare. Fëmija juaj mund të marrë një rekomandim për skoliozë nga një mjek bazuar në rezultatet e depistimit të shkollës. Diagnoza diferenciale duhet bërë ndërmjet skoliozës anatomike me rrotullim, dhe të ashtuquajturës “skoliozë funksionale”, e cila është një patologji që trajtohet shumë më thjesht, meqë në bazën e saj nuk ka defektet kockore. Skolioza konfirmohet nga një x-ray të shpinës. Mjeku juaj do të masë shkallën e kurbës, siç tregohet në x-ray.

Trajtimi
Lloji i trajtimit të nevojshëm varet nga lloji dhe shkalla e kurbës, mosha e fëmijës dhe numri i viteve të rritjes së mbetur deri sa fëmija të arrijë pjekurinë skeletike. Duke pasur parasysh ecurinë e ngadaltë të sëmundjes, këshillohet të kryhet, rreth moshës 5-6 vjeç, një vizitë kontrolli e tipit parandalues. Më pas do të jetë ortopedi ai që do të vendosë nëse duhen kryer ekzaminime të mëtejshme. Kjo sëmundje duhet diagnostikuar shpejt (maksimumi brenda moshës 13 vjeç). Pas kësaj moshe bëhet e vështirë arritja e rezultateve të mira, sepse kërcet që quhen “kërce të rritjes” fillojnë gradualisht të mbyllen, duke e bërë strukturën kockore që duam të korrigjojmë më pak të “modelueshme”. Pra, kjo është një patologji e cila duhet trajtuar brenda moshës së adoleshencës, me mjekime fizioterapeutike, korrigjuese apo kirurgjikale, në varësi të rastit. Trajtimi jokirurgjikal është i përshtatshëm kur kurba është e butë ose nëse fëmija është afër maturimit skeletik. Mjeku mund t’ju kërkojë rikontrolle të herëpashershme për të parë kurbën në se është progresive apo është duke u përkeqësuar. Mund t’ju kërkohet që të vizitoheni çdo 3-6 muaj për riekzaminim. Shumica e rasteve të skoliozës së identifikuar nga skrinimi në shkollë, bëjnë pjesë në këtë kategori. Qëllimi i vendosjes së korseve është për të parandaluar përkeqësimin e skoliozës. Korsetë mund të jenë efektive nëse fëmija është ende në rritje. Ortopedi juaj do t’ju rekomandojë një korse dhe do t’ju tregojnë se sa kohë duhet të mbani veshur çdo ditë. Veshja e një korseje me nuk ndikon në pjesëmarrje në aktivitetet sportive.

Trajtimi kirurgjikal
Nëse kurba është më shumë se 45° dhe fëmija është ende në rritje, mjeku mund të rekomandojë kirurgji-operacion. Nëse pacienti ka arritur pjekurinë skeletike, operacioni mund të jetë ende i rekomanduar për skoliozat që tejkalojnë 50° në 5°. Implantet që përdoren përbëhen nga shufra, grepa, vida dhe/ose tela, të cilat shërbejnë për të drejtuar shpinën. Merret graft kockor nga banka e kockave nga kockat e legenit të vetë fëmijës që përdoren për të rritur konsolidimin dhe shërimin e shtyllës kurrizore. Pas operacionit, pacientët zakonisht ecin nga dita e dytë, pa pasur nevojë për një korse, dalin nga spitali brenda 1 jave dhe shpejt mund të rifillojë aktivitetet e tyre të përditshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.