AKTUALITET

Ngec në “rrjetën” e Vettingut gjyqtari i Apelit Fatos Qato

09:20 - 17.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është shkarkuar nga detyra gjyqtari i Gjykatës së Apelit Tiranë, Fatos Qato. KPK ka marrë vendimin ditën e sotme, duke bërë kështu që Qose të mos e kalojë Vettingun.




Qato ishte kandidat për anëtar në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Ai doli para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për t’iu nënshtruar procesit vettingut tre ditë më parë. Ndërkohë që sipas KPK ai ka pasur problem me pasurinë.

Gjyqtari rezulton se ka një apartament 144 m2 në Tiranë, blerë në vitin 1997 për 28 mijë dollarë, ndërkohë që është bashkëpronar në këtë pronë. Apartamenti është hipotekuar 20 vite më vonë, në vitin 2017.

KPK ka konstatuar se subjekti nuk kishte depozituar dokumentacion për të ardhurat e tij dhe bashkëshortes për vitet 1993-1997. Sipas tij gjyqtari ka deklaruar si burim të ardhurash nga kursime familjare si dhe ndihmëse nga prindërit, por ka mungesë të burimeve financiare për blerjen e apartamentit në pronësi të bashkëshortes, përfituar në vitin 2005 me kontratë dhurimi, pjesë 50 %.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.