Nostalgji

Nostalgji/ Argita Berisha, nëna shembullore në ditën e parë të shkollës

16:00 - 17.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Argita Berisha, nëna shembullore në ditën e parë të shkollës




Gëzimi i ditës së parë të shkollës tashmë kalon nga fëmijët tek prindërit. Pas ditëve të vrullshme të përgatitjes për shkollë, e hëna ka shënuar edhe fillimin e vitit mësimor, ku çdo prind ka shoqëruar fëmijët e tij në këtë ditë të veçantë për ta. Vajza e kryeministrit të vendit, Argita Berisha është një prind jo i zakonshëm për sytë e njerëzve, por krejt normal për fëmijët e saj.

Kështu, ajo ka lënë të voglin e saj për të qenë me vajzat, tek shkolla “Kosova” (e cila aktualisht zhvillon mësimin tek Liceu Artistik ‘Jordan Misja’). Bashkë me të ka qenë edhe nëna e saj, Liri Berisha, e cila si çdo gjyshe, ka emocione të veçanta ndërsa sheh mbesat që rriten. Fotot e realizuara pak çaste pasi fëmijët kanë hyrë në mësim, e shfaqnin Argitën me një aparat në dorë duke parë pozat që u ka bërë vajzave të saj, ndërsa në një tjetër shfaqet duke u takuar me një tjetër gjyshe aty pari.

Ky shkrim u botua më 11 Shtator 2010

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.