Kryesore

Rama rrethon Kryeministrinë me forca speciale, pastaj kërkon dialog

11:22 - 17.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Numri i lartë i studentëve në protestë duket se ka shqetësuar kryeministrin Edi Rama. Kur Tirana është paralizuar nga këto protesta, shefi i qeverisë edhe njëherë e drejton gishtin nga kundërshtarët e tij politikë. Në një postim në rrjetet sociale ai shkruan se kreu i PD-së dhe kryetarja e LSI e gjymtuan këtë protestë. Megjithatë ai thotë se është sërish gati për dialog.




“Sharrat e Doktoreshës dhe britmat në gjumë të Artistit, e gjymtuan si s’ka më keq protestën tuaj! Por unë dhe ju që s’jeni më aty, jo vetëm që s’do t’i lemë pa adresuar ato 8 pika, po do të bëjmë shumë më shumë se aq SE BASHKU Ditët po na ikin shpejt e festat po vijnë, prandaj mos rrini po dukuni dhe t’ia nisim punës me #Dialog #Bashkëpunim #Këmbëngulje për Universitetin”, shkruan Rama.

Ndërkohë kryeministria është blinduar nga forca të shumta policore. Përpos civilëve që janë futur mes protestuesve shikohen tre rrathë të forcave të rendit. Më të dukshmit uniformat blu që qëndrojnë më pranë studentëve. Në rrethin e dytë janë vendosur forcat Shqiponja, pak më larg gjenden forcat speciale.

679afed6-b71e-4d3f-855c-ffea300e71f4 c0a94b5b-c5ca-44eb-b8b1-1348141052d7 55c3906a-32bf-452a-9e85-f88572b94782 b46ff9ba-34ef-46df-b04c-2b810e22434f f8a31991-1fcb-40c3-827e-10ea10891765
<
>


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.